Dosjet e ‘rënda’ në SPAK, ‘blindohen’ prokurorët, RES dyfishon truprojat pas kërcënimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë dyfishuar truprojat speciale që do të ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit.

Nga 49 forca struktura e re e Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë është kthyet në super njësi me 103 persona. Njësia e blinduar që njihet ndryshe si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Të dy zyrtarët kanë qenë më herët në një nga mbledhjet e KLP-së për masat që duhen ndryshuar jo vetëm për ruajtjen e jetës së prokurotëve dhe gjyqtarëve por edhe për perimetrin e sigurisë së godinave.

Me përjashtim të kreut të SPAK Altin Dumani që për shkak të detyrës ruhet nga garda e Republikës,  Irena Gjoka si kryegjyqtare e posaçme ka katër oficerë të gardës për shkak të funksionit dhe dy të tjerë janë shtuar pas vendimit gjyqësor në dosjen “Partizani”./e.t

Të fundit

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës....

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Besniku i Putin bën deklaratën e papritur: Do të ketë paqe me Ukrainën

“Besniku” i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF) , Kirill Dimitriev , shprehu besim se takimi kokë më kokë...

Vazhdojnë zjarret në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të jetë aktive edhe këtë të...

Lajme të tjera

Web TV