Frika se Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë punonjësit/ Flet eksperti i IT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i IT, Ardit Gavani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv për të folur për të mirat që sjell Inteligjenca Artificiale dhe “rreziqet” për zëvendësimin e shumë profesioneve në tregun e punës.

Ai tha se frika e njerëzve nga Inteligjenca Artificiale është pak e tepruar, duke theksuar se momentalisht nuk është aq e avancuar sa mendojnë disa persona. Duke marrë shembullin e Chat GPT eksperti tha se po kryehen vetëm detyra të thjeshta, me fjalë kyçe.

“Chat GPT hyn në kategorinë që quhet “nero AI”, pra “AI e vogël”. Chat GPT edhe pse duket e avancuar tek njerëzit që nuk e kuptojnë, nuk është aq e avancuar sa duket. Po operohet vetëm në një taks të vogël, pra përgjigjen vetëm në varësi të atyre fjalëve kyçe. Kompjuterat sot nuk e kanë aftësinë që ka njeriu”- u shpreh Gavani.

Ndërsa më tej, sa i takon frikës për zëvendësimin e profesioneve nga Inteligjenca Artificiale, Gavani tha se duhet të ketë një evoluim në mënyrë që punonjësit të avancojnë në punën që kryejnë duke e bërë më së miri. Sa i takon programuesve të cilët janë të parët që mund të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale, eksperti nënvizoi se duhet të avancojnë më shumë në punën e tyre.

“Njerëzit tremben se mos do të mbeten pa punë pas Inteligjencës Artificiale. Kjo është një jetë tjetër që njerëzimi ka ofruar. Duhet parë si një mjet që duhet ta përdorim për më mirë. Ata që hyjnë te profesionet e rrezikuara, mendoj se disa profesione duhet të avancojnë.  Për shembull programuesit duhet të evoluojnë dhe të jenë vërtet programues të mirë. Nëse dikush do dojë të punësohet, duhet të jetë vërtet shumë i aftë sepse punët e vogla i kryen Inteligjenca Artificiale”- tha ai.

Lexo edhe :  Nis numërimi në Korçë, për herë të parë njëkohësisht edhe diaspora!

Në këndvështrimin e ekspertit të IT, Shqipëria ka avancuar në përdorimin e teknologjisë, por ende mbetet në fazën konsumuese dhe jo prodhuese./e.t

Të fundit

Braçe reagon kundër Belind Këlliçit: Bëhu burrë! Morët zvarrë një grua

Erion Braçe ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas sherrit me drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Deputeti...

Spiropali del kundër KQZ: Duam që rezultati i Vorës të dalë tani!

Drejtuesja politike e PS në Tiranë, Elisa Spiropali, ka kërkuar këtë mbrëmje që KQZ të publikojë menjëherë rezultatin e votimit elektronik në Vorë dhe...

Numërohen 3 kutitë e para, këto janë rezultatet për PS-PD

Janë numëruar 3 kutitë e para nga zgjedhjet e 11 majit në bashkinë e vogël të Pustecit, pjesë e Qarkut Korçë. Nga këto kuti udhëheq...

“Fitoi demokracia dhe qytetaria!” Ulsi Manja komenton procesin e votimit

Fitoi demokracia dhe qytetaria! Kështu është shprehur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas përfundimit zyrtar të votimit. Në një postim në Facebook, Manja falënderon...

Numërohet kutia e parë e votimit në Shqipëri, ja rezultati!

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e vogël të Pustecit. A2 CNN mëson se në kutinë e parë Partia Socialiste ka marrë...

Lajme të tjera

Web TV