Shqipëria me energji të pastër/E vetmja në rajon që nuk ka qymyrin burim kryesor energjie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është i vetmi vend në rajon që prodhon energji të pastër nga uji dhe era. Ky vlerësim bëhet nga Climate Action Network një koalicion evropian i organizatave jo-qeveritare i dedikuar për të luftuar ndryshimet klimatike.

Në një raport të ri ky organizëm thekson se vendet e tjera të rajonit si Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi e ndërlikojnë tranzicionin drejt energjisë së rinovueshme pasi përdorin termocentralet e vjetruara dhe joefikase me qymyr.

Në Shqipëri prodhimi realizohet nga hidrocentralet në masën 98 % nga hidrocentralet dhe nga të tjerë prodhues (Fotovoltaik) në masën 1,8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Në raport theksohet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gjitha në mënyrë të konsiderueshme më të varfra në drejtim të energjisë së rinovueshme se vendet anëtare të BE-së me përjashtim të Shqipërisë.

Disa studime kanë treguar se emetimet nga termocentralet e vjetëruara të qymyrit të rajonit shkaktojnë dëme të mëdha për shëndetin si në rajon ashtu edhe jashtë tij. Climate Action Netëork në analizën e tij ve në dukje se Bosnja, si eksportuesi i vetëm i energjisë elektrike në rajon, gjeneron deri në 60% të energjisë së saj nga termocentralet me qymyr, ndërsa pjesa e mbetur vjen kryesisht nga hidrocentralet.

Kosova dhe Serbia prodhojnë respektivisht afërsisht 90% dhe 70% të energjisë elektrike të tyre nga termocentralet me qymyr, të plotësuar nga energjia hidro, ere dhe diellore. Ministrat e klimës së BE-së po kërkojnë eliminimin gradual të karburanteve fosile deri në fund të dekadës, si dhe ti jepet fund ndërtimit të termocentraleve të reja me qymyr.

Ky raport vjen në një kohë që në Dubai po mbahet samiti për ndryshimet klimatike në botë dhe marjen e masave për proshimin e energjisë nga burime të rinovueshme./  S.M

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV