Skema mashtrimi për të përfituar para/ Gjykata e Tiranës lë në burg Kristjan Lukaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kristjan Lukaj është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. I riu nga Shkodra u arrestua një ditë më parë nga Policia gjatë operacionit “Repeat” i zhvilluar nga Krimi Ekonomik.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me Alban Gjoni dhe Rudor Ball kanë mashtruar një punonjëse (drejtoreshe në kompaninë marketing & distribution), duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, ( si Vilma Nushi).

Kristjan Lukaj rezulton të jetë kushëriri i Florian Gjergjit (djali i dajës) ky i fundit vijon të jetë në kërkim i dyshuar si koka e grupeve që kanë kryer edhe më parë mashtrime të tilla.

Lukaj ka thënë para togave të zeza se nuk kishte dijeni se cfarë po ndodhte dhe për skemën e mashtrimit që kishte krijuar Florian Gjergji, Alban Gjoni dhe Rudor Balla. Sipas deklaratave të Lukajt ai ka lëvizur me makinë për të marrë paratë, gjë të cilën ia kishte kërkuar Florian Gjergji, pa i treguar se po mashtronin.

Ndërkohë Alban Gjoni dhe Rudor Balla dyshohet se janë personat që nëpërmjet mesazheve i kanë kërkuar paratë drejtoreshës në kompaninë e Vilma Nushit.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një 25 vjecar F. L. Më herët janë sekuestruar 8250 euro, 25 000 lekë, 1 automjet.

Pas këtyre skemave të mashtrimit dyshohet se fshihet shkodrani, Florian Gjergji i cili është në kërkim.

Sipas hetimeve rezulton se Gjergji krijonte skemat mashtruese dhe më pas përfshinte të tjerë për të vepruar në terren, për të përfituar shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit./O.S

Të fundit

Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Është vetëm çështje ditësh a javësh që qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Itali,...

Nis fushata, zbulohet slogani i Partisë Socialiste

Është zbuluar ditën e sotme slogani zyrtar i Partisë Socialiste. “Me Edin dhe PS”, është ky slogani që Partinë Socialiste do ta shoqërojë gjatë kësaj...

PD çel sot fushatën/ Salianji mesazh qytetarëve: Ejani në shesh, jam dhe unë aty

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ndonëse ndodhet pas hekurave, ka bërë një thirrje të fortë për pjesëmarrje në çeljen zyrtare të fushatës për...

Rekordi historik për arin, çmimi tejkalon 3200 dollarë pas tarifave të Trump

Çmimi i arit ka tejkaluar 3200 dollarë për 28.3 gram për herë të parë pasi investitorët i drejtohen të ashtuquajturave asete të sigurta. Franga zvicerane,...

Ndodh sërish/ Urbani shpërthen në flakë pranë ministrisë së Jashtme, detajet e para

Një autobus i transportit urban në kryeqytet është përfshirë nga flakët para Ministrisë së Jashtme. Sipas pamjeve të siguruara nga BalkanWeb, autobusi ka marrë flakë...

Lajme të tjera

Web TV