Vjeshta “theu” besimin në ekonomi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë mendojnë se ekonomia nuk po shkon mirë.

Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, ra me 1.6 pikë në nëntor.

Pavarësisht shifrave rekord të turistëve edhe jashtë sezonit veror, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen supermarketet, baret e restorantet ra me 4.4 pikë. Kjo pasi sipërmarrjet në këtë sektor i frikësohen rënies së kërkesës për konsum, shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve.

Për të tretin muaj me radhë, edhe bizneset në sektorin e tregtisë u shfaqën më pesimiste. Treguesi i besimit në ekonomi nga sipërmarrjet në këtë sektor ra me 1.7 pikë. Çmimet e larta që rrjedhimisht po sjellin më pak konsum, po ulin xhirot te bizneset në këtë sektor.

Të frikësuar nga një rrije e mëtejshme e çmimeve, me të ardhurat në vendnumëro edhe qytetarët janë shprehur më pesimistë në nëntor. Besimi i qytetarëve në ekonomi në nëntor ra me 0.7 pikë, duke regjistruar kështu nivelin më të ulët në një vit.

Rënia e kërkesave për eksport nga njëra anë dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para uli me 0.6 pikë edhe besimin e bizneseve në sektorin e industrisë.

I vetmi sektor që beson se ekonomia po shkon mirë është ndërtimi. Besimi në nëntor në këtë fushë të ekonomisë regjistroi rritje me 4.4 pikë përqindje në nëntor, duke qëndruar rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike./   S.M

Të fundit

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet...

Demokratë… dilni mbushni sheshet! Mos prisni magjistarin që do rrëzojë Ramën

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u ka bërë apel qytetarëve që të sensibilizohen dhe ti bashkohen kauzës opozitare për rrëzimin e qeverisë Rama. Sipas tij është...

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në një apartament në Piano di...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

Lajme të tjera

Web TV