Anëtarësimi në BE! Greqia tërhiqet nga kushti për çështjen e Fredi Belerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas mbërritjes së letrës së Presidencës spanjolle të shpejti nisin bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Greqia është tërhequr përkohësisht nga kushti për çështjen Beleri.

Letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo është  miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

Por, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore.

E para është çështja e sundimit të ligjit, dhe çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final/kb

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV