Si të mos shpenzosh shumë para për dhurata tani në dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirë se erdhe në dhjetor, në muajin më magjik dhe më të shtrenjtë të vitit (përpos verës, por ato janë për qejfin tënd). Dhjetori ka si kryefjalë “shpenzimin”, sidomos për të bërë dhurata për miqtë, familjarët, fëmijët, personin e zemrës…ti e ke parasysh, lista është shumë e gjatë. Gjithsesi, përmes këtij artikulli ne mundohemi të të tregojmë se si ta mbash pak dorën dhe të mos shpenzosh pafundësisht.

Së pari, duhet ta dish që shpenzimet jo gjithmonë janë të domosdoshme, ndonjëherë janë emocionale, që do të thotë se bazohen në ndjesitë e tua dhe jo në mendimet racionale. Sipas terapistes Austin Williams: “Çdokush mund të përjetojë shpenzimin emocional, gjithsesi sërish mund të kesh kontroll mbi financat e tua”.

Tani, kalojmë te këshillat për të shpenzuar më pak:

Mos shiko notifications që kanë lidhje me blerjet

Nëse të vijnë në email, apo edhe në aplikacione, fiki notifications që të jesh më i/e qetë.

Vendos një buxhet dhe qëndroji

Vendos një buxhet realist dhe qëndroji me çdo kusht. Gjithashtu, shëno edhe arsyet pse duhet të bësh një dhuratë të shtrenjtë, vlerën dhe investimin që do të bësh.

Bëj një listë dhe kontrolloje dy herë

Kontrolloje listën dhe shih nëse mund të heqësh ndonjë dhuratë që ndoshta është më e shtrenjtë se buxheti që ke planifikuar.

Apliko rregullin e 48-orëshit

Shumica e shpenzimeve emocionale ndodh kur ndihemi të shqetësuar nga një ofertë promocionale, uljet dhe dëshira për të blerë diçka në sekondë. Për këtë, të hyn në punë rregulli i 48-orarëshit, i cili përkon me vendosjen e artikujve që do në shportë, por të mos i blesh ato. Në vend të kësaj, lëri në shportë dhe vazhdo ditën. Nëse pas 48 orësh ende i ke me qejf t’i blesh, bëje si blerje. Ky rregull të lejon të përmbash veten nga shpenzimet e tepërta.

Lexo edhe :  “Në Afrikë…”/ Bleona Qereti pas takimit me Blendi Fevziun zbulon birësimin e pazakontë

Shmang blerjet kur ndihesh i/e trishtuar

Ashtu siç nuk duhet të bësh pazar ushqimesh kur je i/e uritur, të njëjtën gjë duhet të bësh edhe kur ndihesh i/e mërzitur. Blerjet në rastet kur nuk ndihesh mirë janë shumë impulsive dhe me shumë gjasa, do të pendohesh shpejt./E.Ç

Të fundit

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Industria e kanabisit financoi fushatën e Trump, presidenti do t’i kthejë “borxhin”

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e ricaktimit të statusit ligjor të marijuanës, duke e klasifikuar ndër substancat narkotike më pak të rrezikshme....

Biznesi i medias dhe profesioni i gazetarit

Nga Shpëtim Luku Në Shqipëri, prej vitesh ekziston një paaftësi e theksuar brenda komunitetit të gazetarëve për të ndarë biznesin e medias nga vetë profesioni...

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të rrëfente një histori të gjatë...

Lajme të tjera

Web TV