“Sot duhet të kryhet kjo punë”/ Si e planifikoi Naim Murseli vrasjen e bashkëshortes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë në Prishtinë, në lidhje me vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj, ku dyshohet se vrasja është urdhëruar nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili ka paguar Granit Pllavën dhe Kushtrim Kokallën.

Disa orë para se të vritej Liridona Ademaj, Naim Murseli ishte takuar me Kushtrim Kokallën duke i thënë “sot duhet të kryhet kjo punë”, duke aluduar në vrasjen e 30-vjeçares.

Sipas dosjes së Prokurorisë, takimi kishte ndodhur në një qendër në Gjakovë në orën 09:30, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ky takim kishte ndodhur si rrjedhojë e një takimi rreth një javë para vrasjes, ku Murseli i kishte treguar Kokallës lidhur me “problemet bashkëshortore që është duke pasur me të ndjerën.”

“Naim Murseli i ka treguar te pandehurit Kushtrim për problemet e tij bashkëshortore me tani të ndjerën Liridona Murseli, i pandehuri Kushtrim i ka thënë “unë ta zgjidhi këtë punë” dhe ndërkohë janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Të dyshuarit kanë inskenuar një aksident të grabitjes, nga i cili kishte rezultuar më pas në vrasjen e Liridona Ademajt.

Këtë të dielë, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt./kb

Të fundit

Aksident i rëndë në Lezhë! Këmbësorja përplaset në vijat e bardha

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Gurra” të qytetit të Lezhës, ku një...

5 fotografime votash në zgjedhje, në pranga 30-vjeçari në Këlcyrë

Një tjetër qytetar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë duke fotografuar votën. Pas tre rasteve në Tiranë dhe një tjetri në...

“Kam 9 fëmijë”, e moshuara në Fier kërkon lëmoshë pranë qendrave të votimit

Në qendrat e votimit nuk ka vetëm votues. Kjo është ana tjetër e zgjedhjeve. Nga Fieri, gazetarja Kristi Gongo raporton rastin e kërkimit të lëmoshëve...

Kaq ishte, Fero ndahet edhe nga gruaja e dytë?

Fero, duket se po kalon një tjetër kapitull të trazuar në jetën e tij personale. Vetëm pak kohë pasi konfirmoi martesën me Nita Bajramin,...

PS kërkoi shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, kur mblidhet Komisioni Rregullator

Komisioni Rregullator pritet të zhvillojë një mblidhje për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shtyrjen e orës së votimit në qytetin e Vlorës....

Lajme të tjera

Web TV