Vrasja e Liridona Ademajt, reagon ashpër Albin Kurti: Arrestimi i kriminelëve nuk mjafton

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar lidhur me vrasjen Liridona Ademajt duke thënë se “normat shtypëse patriarkale janë të shpërndara gjerë” dhe se “arrestimi i kriminelëve nuk mjafton.

Kurti shkroi në Facebook se kriminelët nuk po marrin dënimet që meritojnë dhe kësisoj “barra e padrejtësive të sistemit” po bie “mbi supet e grave dhe vajzave”.

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, shkroi Kurti.

“Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin. Dhimbja është e madhe. Ndërgjegja është kolektive, në secilën familje, shtëpi”, shtoi ai./kb

Të fundit

A do ta pranosh rezultatin? Berisha ngurron të japë përgjigje: “Jam këtu…”

Kreu i PD Sali Berisha, në deklaratën që mbajti për mediat, u pyet edhe nëse do ta pranojë rezultatin...

Partia Socialiste del kundër KQZ: Pse nuk e publikuat rezultatin?

Partia Socialiste ka kritikuar rolin e KQZ-së. Zëdhënësja për zgjedhjet e PS, Hela Kace, shprehet se mos nxjerrja e rezultatit në zonat ku pati...

Zyrtare: KQZ tregon sa shqiptarë votuan më 11 maj! Ka rënie…

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar në përqindjen të dhënat e pjesëmarrjes në votime për parlamentaret e 2025. Sipas KQZ 42.16% ka qenë pjesëmarrja në...

Kristjan Asllani vulos suksesin e Interit, shënon sërish në Serie A

Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A. Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në...

Shifra ekzakte, Eduard Zaloshnja tregon sa shqiptarë votuan sot

Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe...

Lajme të tjera

Web TV