23-vjeçarja u përdhunua nga kryeplaku i fshatit, babai: E kapa lakuriq me vajzën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Ervis Rapo, kryeplaku i fshatit Rehovë në Korçë, është marë i pandehur dhe dërguar në gjyq, pasi ka kryer marëdhënie seksuale me një vajzë me të meta mendore.

Ngjarja e rëndë u rregjistrua në muajin Prill 2023, ndërsa tashmë ndaj Ervis Rrapos është ngritur akuza e “Kryerjes së marrëdhenies seksuale pa deshirë me persona të pazotë dhe të pambrojtur”.

Sipas dosjes hetimore i riu rezulton të jetë kapur në flagrancë nga babai i vajzës, i cili më pas i është drejtuar policisë duke depozituar kallëzim penal, kundër kryeplakut të fshatit.
Ditën e ndodhjes së ngjarjes në mëngjesin e 8 Prillit, Rapo, ndodhej në qytetin e Korçës.
Ndërsa në orët e drekës, së kësaj dite kryeplaku Ervis Rapo, është kapur nga babai i vajzës, teksa abuzonte seksualisht me B.G, brenda në shtëpinë e saj.

Sipas babait të vajzës, në datën 8 prill, ai është kthyer në banesën e tij, teksa kishte mbaruar punët e përditshme në fshat. Në banesë ndodhej vetëm vajza.
Kur ka hyrë në korridorin e shtëpisë, ka vënë re se çdo gjë ishte rrëmujë dhe në një cep ndodhej vajza e tij.
Sipër saj ishte kryeplaku i fshatit Rehovë, Ervis Rapo, i cili ndodhej i zhveshur lakuriq dhe ja kishte zënë gojën duke kryer marrëdhënie seksuale.

Të njëjtët dëshmi ka dhënë dhe vajza, e cila është marë në pyetje në prani të punonjësve socialë dhe policisë.
Ndërsa kryeplaku Rapo, ka mohuar implikimin e tij në këtë rast përdhunimi, duke treguar në polici se gjithçka është një hakmarrje personale e babait të vajzës.

Rapo, ka mohuar dëshmitë e tyre, duke pretenduar se gjithçka është kryer në shenjë hakmarrje, pasi herë pas here ai ka pasur konflikt me S. G.

Lexo edhe :  Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

“…kam pasur disa herë konflikte me babain e vajzës dhe në datën 8 prill, S. ka shkuar në banesën e tij, rreth orës 19:00 dhe ka takuar babain tim, duke i thënë se djali jot më ka ngacmuar vajzën sot dhe në këtë kohë kam dalë unë dhe ka debatuar mbi këtë pjesë. Më pas nuk kam pasur asnjë lidhje me vajzën e tij…” – është shprehur Ervis Rrapo.

Por pas këtij debati, Ervis Rapon, e ka marrë në telefon, A.P., i cili është administrator i njësisë administrative, Vithkuq, duke i thënë që e ka telefonuar S. G, dhe i kishte pohuar se “…kryeplaku i fshatit me ngacmon çupën…”.

Por Ervis Rapo, i është kthyer A.P., se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se ai po trillon.
Rapo shton se B.G dhe babai i saj S. kanë trilluar për shkak se ai ka pasur disa konflikte me këtë shtetas, mbi bagëtitë dhe ujin e pijshëm që furnizon fshatit. Ujë në të cilin, S., kishte bërë ndërhyrje të pa autorizuara.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria e Korçës ka marë të pandehur kryeplakun Rapo dhe pritet që në ditët në vijim të zhvillohen seancat e para gjyqësore kundër tij/  S.M

Të fundit

Zyrtare: Carlo Ancelotti merr drejtimin e kombëtares më elektrizuese në botë!

Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares së Brazilit. Trajneri aktual i Real Madridit do të marrë...

Serbi-Shqipëri, më në fund FSHF tregon se si do të shiten biletat! Do ketë short…

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se...

Evi Kokalari sulmon Berishën: S’të vodhi Rama, humbe se vodhe vetë demokratët

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën për humbjen në zgjedhjet e fundit. Përmes një reagimi në facebook, Kokalari shkruan se faji për humbjen...

Dy lojtarë gjermanë me një agjent, Bayern bëhet gati për dy firma të reja

Leroy Sané dhe Jonathan Tah kanë një gjë të përbashkët, agjentin. Ai quhet Pini Zahavi dhe është ndër emrat më të njohur në treg. Ka...

Amber Heard bëhet nënë për herë të dytë, ja emrat e veçantë të dy binjakëve të saj

Aktorja e famshme Amber Heard ka befasuar ndjekësit e saj në Ditën e Nënës me një lajm të ëmbël: ajo ka mirëpritur binjakë, një...

Lajme të tjera

Web TV