Argita kryetare e PD? A po i lë Berisha vendin së bijës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një studio televizive komentoi Kuvendin e Foltores të mbajtur me 2 dhjetor, ku e pranishme ishte edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berisha.

I pyetur për pjesëmarrjen e Argita Berishës në Kuvendin e Foltores dhe nëse e sheh si pasardhëse politike të Berishës, Braimllari tha se mirëpresin angazhimin e kujtdo në opozitë. Gjithashtu shtoi se çdo zë opozitar i bën mirë opozitës dhe rolit të saj.

Dalja e Argita Berishës në Kuvendin e Foltores, pasardhëse politike e Berishës?

Endrit Braimllari: Gjykoj që Kuvendi i 2 dhjetorit janë çështje të brendshme të PD. Çdo parti funksionon mbi bazën e statutit. Gjykoj që sot përballë nuk kemi një parti politike, kemi një regjim autokrat që kërkon një front sa më të gjerë opozitar, kushdo që ka nevojë të kontribuojë, kundër të keqes. Sot nuk bëhet fjalë për përballje me struktura partish, një front sa më të gjerë opozitar. Çdo zë opozitar i bën mirë opozitës dhe rolit të saj./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV