Po zhvillohet sot seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i cili është në akuzë për blerje votash në zgjedhje lokale të 14 majit.
‘Do të dëshmoja po të kisha besim po në dosje ka dokumente të falsifikuara’- u shpreh Beleri.
Në seancë u lexuan dy dëshmi të Abdyl Ramës dhe vëllait të dëshmitarit, Arsen Rama. Dëshmia e parë ishte dhënë në prokurorinë e Vlorës dhe tjetra në SPAK. Dëshmitë u lexuan, pasi rezulton se me 22 korrik ishte larguar nga Shqipëria dhe nuk ishte futur më.
Ndërkohë ambasadorja greke Konstantina Kamitsi po ndjek nga afër çështjen. Seanca e kaluar u shty për shkak të mosgjetjes së dëshmitarit Avdyl Rama të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja./e.t