“Një Mirush nuk i vjen më Teatrit”, përlotet Tinka Kurti: E kanë dashur të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i madh, Mirush Kabashi u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 75-vjeçare, pas një beteje 3-vjeçare me një sëmundje të rëndë.

Artistja Tinka Kurti teksa ndau kujtime me Kabashin u përlot dhe tha se një aktor si ai nuk përsëritet më.

Aktorja kujtoi e një moment kur Mirush Kabash i kishte ofruar që të jetonte pranë tij, meqë kishte mbetur vetëm.

“As që e besova disa herë pyeta veten time se çfarë është kjo fjalë kot. Unë nuk dua ta besoj. Mirush Kabashin e njoh me vite me ndershmërinë e tij, me dashurinë dhe respektin që kishte qoftë për vete dhe për familjen e tij. Disa herë më thoshte mos rri vetëm, hajde tek shtëpia ime. Se dhe unë kam pasur fatkeqësi më ka vdekur djali i vetëm”,  u shpreh e përlotur artistja në emisionin Frontline.

Për aktoren, lidhja e afërt me Mirush Kabashin nuk ishte vetëm në skenë por edhe në jetë!

“Ishte një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm. E kam njohur kur është bërë një film, skenarin ma kishin sjellë në shtëpi dhe zgjodha rolin e plakës. 100 e ca vjeçe dhe me thënë të drejtën më rrinte për karshi Mirushi. Kemi qenë bashkë jo vetëm në jetë, por pasdite në darkë në mbrëmje. Ai kishte qenë talenti më i madh që ne kemi pasur në grup. E kemi dashur shumë, shkonte deri në Lushnjë, me na marrë bukën më të mirë se ne ishim në periferi. Nuk përsëritet Mirushi, e ka dashur gjithëkush i bënte vetë rolet e veta. Një Mirush nuk i vjen më Teatrit. Mirush Kabashi nuk vjen më! Unë kam qenë shumë mike e ngushtë e tij. Me ka thënë që të gjej shtëpi afër. Unë jam 91 vjeçe! Kur kemi xhiruar! E kishim mik të mirë në jetë dhe në familje”, tha Kurti./e.t

Të fundit

Delvina voton PS, përfundon numërimi i votave për subjektet

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike edhe në KZAZ 90, të bashkisë së Delvinës. Sipas tabelës...

“Kandidatja e krimit”/ Socialistja Sara Mila falenderon Berishën: Reklamë fantastike!

Kandidatja e PS në Elbasan, Sara Mila, e bërë e njohur gjatë fushatë elektorale nga përmendjet e shpeshta të Sali Berishës, që e etiketonte si kandidate e krimit. Sara...

Hasi zgjedh Partinë Demokratike, përfundon procesi i numërimit të votave!

Hasi ka mbyllur procesin e numërimit të votave, teksa fituese është Partia Demokratike. PD-ja ka marrë 3547 vota, PS-ja 2231 dhe PSD 841 vota. Partitë...

Zbulohet sa vota ka marrë Ilir Meta në njësinë 10 në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit elektronik në njësinë numër 10 në Tiranë. Sipas rezultateve të publikuara, Partia Socialiste ka marrë në...

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

Teksa ende nuk ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve deri në këto momente, duket se Kryeministri Edi Rama vijon punën. Në një video të postuar në...

Lajme të tjera

Web TV