Kolonja e dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe dritat shumëngjyrëshe është gati për të pritur festat e fundvitit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Kolonja e dekoruar. Dhjetori është muaji i festave dhe si të gjitha qytetet, edhe Kolonja është përfshirë nga atmosfera e gëzueshme e këtyre ditëve.
Përveç pemës së madhe të vendosur në qendër, vezullimi i dritave shumëngjyrëshe dhe zbukurimet e ndryshme kanë krijuar tashmë atmosferën festive në këtë qytet./ S.M