AbuzimI me tenderat për naftën, pezullohet nga detyra Prefekti i Kukësit, Granit Gjana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka pezulluar nga detyra prefektin e Kukësit, Granit Gjana i cili akuzohet se ka shkelje me tenderin për blerje karburanti.

“Nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasi nën hetim G. Gj., në cilësinë e zv/kryetarit të Bashkisë Kukës, por me kompetencat e deleguara si titullar i Autoritetit Kontraktor Bashkia Kukës, ka konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal. Ky shtetas me mosveprimet e tij, e konkretisht mospaisjen në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse, edhe pse subjekti “U. C” shpk, i kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit, e ka penguar OE-në të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm”– njofton SPAK./kb

Të fundit

Armina Mevlani del publikisht krah vjehrrit të saj, blogerja bën thirrje për ndryshim

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, e cila është njëherësh edhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ka qëndruar...

Rudina Hajdari i jep fund lidhjes me regjisorin, çifti fshin çdo gjurmë të njëri-tjetrit

Në politikë, por jo vetëm, ajo shquhet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E kemi fjalën për Rudina Hajdarin, që ndonëse disi më e...

Fansja kërcënon me padi 10 milionë dollarëshe: Receta e Meghan Markle më dogji trupin

Një fanse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ngritur pretendime të rënda ndaj Meghan Markle dhe Netflix, pasi thotë se është djegur rëndë...

Matura 2025/ Rihapet portali për aplikimet e të rinjve në universitete!

Sa më shumë afrohet data e aplikimeve në universitete, aq më tepër ngushtohet “laku” për maturantët e rinj e të vjetër. Por shpesh Ministria...

PS e Vlorës i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit deri më 21:00!

Gara e çiklizmit “Giro D’Italia” që po mbahet për herë të parë edhe në Shqipëri, parashikon një plan masash sigurie rrugore dhe rendi nga...

Lajme të tjera

Web TV