Rritet një tjetër taksë/ Sa do paguajnë më shumë bizneset e familjet në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset dhe familjet e Tiranës do të paguajnë më shumë për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore përgjatë dy viteve të ardhshme.

Bashkia Tiranë, në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm parashikon që të mbledhë 926.5 milionë lekë në 2024 nga kjo taksë dhe 971.8 milionë lekë në 2025, nga 747 milionë lekë që është pritshmëria e 2023-it.

Rritja në 2024 në raport me 2023 është 24% më shumë, ndërsa në 2025-n Bashkia parashikon të mbledhë 30% më shumë të ardhura se në 2023-n.

Në total në dy vitet e ardhshme 2024-2025 detyrimet e familjarëve dhe bizneseve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore në Tiranë parashikohen të rriten me rreth 450 milionë lekë, ose 4.4 milionë euro më shumë, në raport me mesataren vjetore të paguar përgjatë 2018-2023 (724 milionë lekë). Rreth 70% rritjes së të ardhurave do të mblidhen nga shtimi i detyrimeve të biznesit për këtë taksë.

Shtimi i detyrimit si për kategorinë e familjarëve dhe të bizneseve është ndikuar nga rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare në fund të muajit korrik 2023.

Në relacionin e projektbuxhetit 2024 bashkia e Tiranës shpjegon se vlera e taksës së përkohshme të infrastrukturës arsimore është në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt si familje apo subjekt tregtar.

Si rrjedhojë, rritja e detyrimit për taksën e ndërtesës (që erdhi si rrjedhojë e ndryshimit të çmimeve të referencës) automatikisht ka shtuar dhe vlerën e detyrimit për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore.

Për familjarët rritja e detyrimit për taksën e infrastrukturës arsimore ka nisur të zbatohet që në muajin gusht 2023, kur nisi detyrimi i shtuar për taksën e ndërtesës pas rritjes së çmimeve të referencës.

Me vendimin e muajit Korrik çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës u rritën nga 4 deri 76% krahasuar me nivelet e vendimit të 2018-s.

“Në fillim të vitit 2023 arkëtimet nga kjo taksë u reduktuan nga miratimi i kësaj takse për një periudhe të re 3 vjeçare dhe limitimi i vlerës së saj në masën 35% të detyrimit të taksës së ndërtesës për të njëjtin subjekt.

Niveli i pritshëm i realizimit për vitin 2023 do të jetë mbi vlerën e parashikuar për subjektet “Familjare” duke marrë parasysh hyrjen në fuqi të VKM-së së re në datën 28.07.2023 dhe aplikimit të ndryshimeve të çmimeve të referencës në faturimet e muajit gusht 2023 për taksën e ndërtesës dhe respektivisht dhe për taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore.

Për subjektet e biznesit ky ndryshim nuk do të ndikojë vlerën e pritshme të realizimit për vitin 2023 dhe efekti për periudhën 5 mujore do të vihet re në vitin në vazhdim bashkë me parashikimin e vitit 2024. 

Gjithsesi, ndryshimi i çmimeve të referencës për apartamentet e banimit dhe si rrjedhojë çmimet referuese për strukturat që përdoren për qëllime biznesi dhe parashikimet për taksën e ndërtesës për këto subjekte do të shërbejnë si kufi të sipërm të parashikimeve për taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore”, nënvizohet në relacionin e projektbuxhetit.

Lexo edhe :  Bien të ardhurat, në janar-mars u mblodhën 1 miliard lekë më pak se plani

Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore në Tiranë ka hyrë në fuqi në vitin 2016, si për kategorinë biznese dhe për kategorinë familjare. Fillimisht parashikohej që kjo taksë të zbatohej deri në 2022, por më pas Bashkia Tiranë e shtyu zbatimin e saj edhe me 3 vite të tjera deri në 2025.

Për subjektet tregtare detyrimi i kësaj takse arkëtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.

Ndërsa detyrimi nga kategoria familjarë arkëtohet nga agjenti tatimor i përzgjedhur për këtë qëllim, “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm.

Për kategorinë “Familjarët” detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj përkatësisht dhe vlera e saj është 35% e detyrimit të taksës së ndërtesës.

Në total nga viti 2018 deri në 2023 Bashkia e Tiranës ka arkëtuar 4.3 miliardë lekë nga kjo taksë.

Ndërsa në total, nga 2018 deri në 2025, që është dhe afati i fundit i zbatimit të saj, parashikohet të arkëtohen 6.2 miliardë lekë./ Monitor.al /   S,M

Burimi: Bashkia Tiranë, relacioni p/buxhetit 2024
Burimi: Bashkia Tiranë, relacioni p/buxhetit 2024

Të fundit

Hapen qendrat e votimit, vonesa me votimin elektronik në Vorë dhe njësinë 10 në Tiranë

Ditën e sotme, në orën 07:00 ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjithë vendin. Por duket se që...

E vetmja gjë qesharake në fushatën e Berishës është LaCivita

Mero Baze Sali Berisha ka bërë plot fushata serioze në historinë e tij 35-vjeçare. Ka bërë fushata të varfra, por me thelb; ka bërë fushata luksi...

Nis zyrtarisht procesi i votimit, 5225 qendra votimi do jenë hapur deri në orën 19:00

Sot, më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ri. Procesi...

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është bërë në kushte...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

Lajme të tjera

Web TV