Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100 mijë turistë.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Alma Hoxha vuri thekson tek rëndësia për të pasur turistë gjatë gjithë vitit, ndërsa shtoi se po punohet edhe në këtë aspekt, por edhe për të sjellë në Përmet turistë elitarë.

“Shpallja e Lumit Vjosa park kombëtar do ti shërbejë edhe Përmetit. Do të jetë në të mirë të të gjithë banorëve që jetojnë buzë Vjosës. Fokusi i Bashkisë sonë është turizmi dhe ky vit ishte shumë i mbarë për Përmetin. U regjistruan rreth 100 mijë turistë. Përsëri fokusi ynë do të jetë turizmi dhe synojmë ta kthejmë Përmetin në një vend me turizëm për të gjithë vitin. Ka pasur një vëmendje të shtuar të qeverisë dhe pushtetit vendor ndaj Përmetit. Të gjithë jemi bërë bashkë për t’i dhënë një shtysë akoma edhe më shumë turizmit. Drejt turizmit të luksit shkohet duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke vlerësuar gjithçka që natyra e ka falur Përmetit. Sfidë e vitit tjetër mbetet që Përmeti jo vetëm të shtojë numrin e vizitorëve, por të ofrojë edhe zona të tjera, vende që duke rritur ofertën turistike do të sjellë një turizëm të qëndrueshëm dhe elitar. Ka ardhur momenti të punojmë të gjithë bashkë”, ka thënë ndër të tjera Alma Hoxha./O.S

Të fundit

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Lajme të tjera

Web TV