Ulet çmimi i naftës në bursë arrin 76 dollar për fuçi, shqiptarët e blejnë 200 lekë/litri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është ulur me 7.7 dollarë brenda javës dhe aktualisht në bursë fuçia e naftës po tregtohet me 76.7 dollarë, ndërkohë që në fund të muajit nëntor kushtonte 84.5 dollarë.

Por kjo rënie e çmimit të naftës në bursë nuk është reflektuar ende në tregun vendas, pasi kompanitë vijojnë ta shesin naftën në vlerat 195-199 lekë/litri, me lëvizje të lehta që prej muajit nëntor.

Bursa e naftës ka qenë e luhatshme në javët e fundit, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë dhe tensioneve Palestinë-Izrael, që vënën në pikëpyetje mjaftueshmërinë e naftës në treg.

Por pavarësisht kësaj ulje, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 195-200 lekë litrin e naftës, ndërkohë që duhet ta paguanin vetëm 175 lekë/litër nëse karburantet do mbështeteshin te bursa ndërkombëtare ashtu siç thuhet se bëjnë./   S.M

Të fundit

Skuadra e tij po e priste të luante, futbollisti shqiptar vetëhidhet nga kati i tetë

Një tragjedi ka tronditur botën e futbollit:  Mario Bacaj  vdiq në moshën 28-vjeçare pasi ra nga kati i tetë...

Përplasjet mes Vllaznisë dhe Bashkisë, Bujar Qamili: Unë dhuroj spektakël, jo politikë

Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili, në një prononcim për Newsbomb.al ka folur në lidhje me përplasjen mes Bashkisë Shkodër dhe klubit të futbollit...

“Futbolli si mesazh për paqen”, Ronaldo me dhuratë speciale për Presidentin Donald Trump

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë...

“Dorëzohu pa kushte”, ultimatumi i Trump për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë tepër aktiv në orët e fundit në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet...

Jorida Tabaku: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Në një video reels të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që po ndjekin...

Lajme të tjera

Web TV