Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parlamenti i Danimarkës e ka ndaluar “trajtimin joadekuat” të teksteve fetare – projektligj që në këtë shtet njihet si ligji për Kuranin.

Shkelësit tani përballen me gjoba apo burgim prej dy vjetëve. Projektligji është miratuar me 94 vota për dhe 77 kundër.

Dokumenti është miratuar pas një serie të djegieve të librit të shenjtë në Islam, veprime që kanë nxitur tensionet në shtetet myslimane. Danimarka dhe Suedia fqinje, kanë regjistruar së fundi disa protesta, për shkak të këtyre incidenteve, çka ka rritur shqetësimet për sigurinë në Skandinavi.

Përgjatë debatit të së enjtes në parlament, shumë deputetë të opozitës janë deklaruar kundër projektligjit.

“Historia do të na gjykojë ashpër për këtë gjë, dhe me arsye… në fund do të ketë rëndësi nëse kufizimet në liri të shprehjes janë të përcaktuara prej nesh, apo nëse janë të diktuara prej jashtë”, ka thënë Inger Stojberg, lidere e demokratëve të Danimarkës.

Mirëpo, koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë, i kryeministres Mette Frederiksen, ka thënë se kritikat ndaj fesë do të jenë ligjore, pasi ligji do të ketë vetëm ndikim margjinal.

Në fund të gushtit, kur Qeveria i ka propozuar ndryshimet, ka thënë se dëshiron të dërgojë sinjal te bota.

Edhe Qeveria në Stokholm ka thënë se është duke shqyrtuar projektligj të ngjashëm. Si Danimarka, ashtu edhe Suedia, i kanë shfuqizuar që një kohë ligjet për blasfeminë./O.S

Të fundit

Cipa dhe liria

Nga Ben Andoni Sikur dikush do arrinte ta prekte e ta hiqte cipën e shoqërisë sonë, atëherë do të trandej...

Trump beson te “miqësia” me Putinin, rezultati një ngërç i rrezikshëm

Opinion nga David E.Sanger, The New York Times “Asgjë nuk do të ndodhë derisa unë dhe Putini të ulemi bashkë,” deklaroi presidenti Donald Trump në...

26 gusht 1920 – Gratë në SHBA fitojnë të drejtën e votës

Më 26 gusht 1920, Ndryshimi i 19-të në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara hyri në fuqi, duke u dhënë grave të drejtën e votës...

Horoskopi ditor, 26 Gusht 2025

Dashi  Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria do të jetë e përmirësuar....

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple dhe OpenAI. Ata akuzojnë Apple...

Lajme të tjera

Web TV