Ministri Manja jep detajet: Kush përfiton nga amnistia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e djeshme, dha hollësi mbi amnistinë ku pritet të përfitojnë 620 të dënuar me vendim të formës së prerë. Kategoritë që përfitojnë dhe bashkëpunimi me institucionet e drejtësisë.

Për ministrin e drejtësisë Ulsi Manja amnistia e të dënuarve në prag të fundvitit është e nevojshme dhe e diskutuar gjerësisht me institucionet e tjera. Kreu i dikasterit, Ulsi Manja tha se dokumenti që do shqyrtohet në qeveri, ka reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë amnistinë edhe më të plotë si dhe duke rritur numrin e përfituesve. Në total, dokumenti i amnistisë ka tetë nene dhe gjashtë faqe, ku përcaktohen përfituesit, por edhe personat e përjashtuar nga përfitimi prej saj. Sipas nenit tre të draftit, përjashtohen nga vuajtja e dënimit të dënuarit meshkuj me vendime të formës së prerë të dhëna deri në 20 nëntor 2023, deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Përfituese janë edhe të dënuarat femra deri në 30 nëntor 2023, me vendim të formës së prerë, me burgim deri në 4 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. Në listën e përfituesve janë edhe meshkujt të cilëve u kanë mbetur edhe 3 vjet dënim në momentin e hyrjes në fuqi të amnistisë, si dhe femrat të cilave u kanë mbetur edhe 4 vjet. Po kështu, përfitojnë të dënuarit meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç dhe gratë baras ose mbi moshën 50 vjeç si dhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç. Neni 4 përcakton kriteret ndaluese nga përfitimi i amnistisë, dhe liston aty të dënuarit për vepra të rënda, si krime kundër jetës, kundër njerëzimit, krim i organizuar, vepra të rënda penale, krime kundër autritetit të shtetit, etj. Në nenin 5 të amnistisë, përcaktohet se të gjithë personat e dënuar, të cilët nuk plotësojnë kriteret për t’u liruar, u zbritet 1 vit e gjysmë për personat e dënuar, gra, dhe të mitur dhe 1 vit për personat e dënuar, burra. Nga ky përfitim ulje dënimi përjashtohen të dënuarit përjetë, të dënuarit për vrasje dhe të dënuarit nga gjykata e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ligji i amnistisë do dërgohet në Kuvend dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.

Lexo edhe :  Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se "po bëhet manipulim masiv me votat"

Marrëveshja me Italinë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë prezantimit të projektligjeve të miratuara dje nga qeveria u pyet edhe në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese. Manja tha se marrëveshja s’ka si të jetë anti-kushtetuese, pasi ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga dy kryeministrat. “Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në GJK. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat”, tha Manja.

Çështja Beleri

Sa i takon çështjes Beleri dhe akuzave të Sali Berishës në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, Manja tha se kjo është një çështje që i takon drejtësisë. “Në fakt të thamë të drejtën sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën pasi ka humbur sensin e kohës dhe të realitetit. Çështja Beleri është çështje që i takon drejtësisë edhe sa i takon çështjes së fundit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë e keni arsyetimin e saktë që ka të bëjë me arsyetimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë. Berisha ka kohë që është jashtë realitetit”, tha Manja./kb

 

 

Të fundit

Maqedoni e Veriut, Taravari braktis qeverinë: Shqiptarët, më të keqtrajtuar se më parë!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi vendimin për tërheqje nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut. “Këshilli drejtues...

Numërohen 97% e kutive, Socialistët thellojnë avantazhin me +230 mijë vota

Deri në orën 16:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 5065 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare...

Adriatik Lapaj paralajmëron dorëheqjen/ Nëse mbetemi me 1 mandat, nuk do të jem deputet!

Adriatik Lapaj, ka deklaruar se nuk do ta marrë mandatin e deputetit nëse koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mbetet me një mandat në Tiranë, siç...

Numërimi drejt fundit/ PS siguron mandatin e katërt qeverisës, ja diferenca me PD-në

Në qarqet e vendit vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më...

Sa fiton Donald Trump si President?

A keni menduar ndonjëherë se sa fiton Presidenti i Shteteve të Bashkuara , aktualisht Donald Trump ? Mjaftueshëm për ta bërë atë një nga 5% e njerëzve...

Lajme të tjera

Web TV