A mund të mbahet kondicioneri ndezur gjatë natës? Ja çfarë thotë eksperti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekperti i energjitikës Azmir Duleviç ishte i ftuar këtë të premte në  “Good Morning Albanians”, ku foli në lidhje me problematikat që mund të lindin në lidhje me përdorimin e tepëruar të kondicionerit gjatë ditëve të ftohta.

Eksperti shpjegoi se problemi qëndron te tharja e ajrit, e cila ndikon më tepër në moshat e reja dhe personat që kanë probleme shëndetësore.

Ai sugjeroi që kondicioneri të mos mbahet i ndezur gjatë natës, por edhe gjatë ditës të mos rrijë gjithë kohës ndezur, pasi thanë ajrin.

“Ajo që duhet bërë është që kondicioneri të mos rrijë non stop ndezur. Duhet pasur kujdes dhe të bëhet një kombinim. Për hir të së vërtetës ne vërtet jemi përballë dimrit, por nuk jemi në temperatura -10 gradë Celcius, në tërësinë e vendit.”

Për çdo qytetar që kërkon të japë ose të marrë ambiente me qera nevojitet certifkata e energjitikës, pavarësisht se askush nuk e kërkon.

Eksperti i energjitikës, Azmir Duleviç, solli në vëmendje dhe kontrollin që duhet të bëhet nga Agjencia e Efiçensës Energjitike për çdo apartament.

“Qytetarët e dinë, askush nuk e kërkon. Para ne i kemi ligjet, por sa zbatohen këtu është problemi.

Duke u zbatuar rigorozisht, në mënyrë erfekte, kjo pjesa e eficensës energjitike, ti e detyron ndërtuesin që të zbatojë këto rregulla”, tah Duleviç.

Sipas Duleviç, energjia elektrike në shumicën dërrmuese të rasteve shpërdorohet. Që të mos ndodhë kjo zgjidhja ideale do të ishte që qyetarët të shpenzonin si fillim për krijimin e kushteve të duhura të ngrohjes qëndrore.

Kështu me kalimin e kohës kjo do të përkthehej në kursim të energjisë elektrike.

“Nëse certifikatat jepen thjeshtë për të marrë lejen ose hipotekën në bashki, jemi në situatën kur shpërdorohet energjia elektrike, sepse kjo është zinxhir.

Lexo edhe :  Aksident në Kurbin! 45-vjeçarja humb kontrollin, makina përplas tre persona pranë kishës

Para mund të shpjegosh pak në fillim, por kursen për një kohë shumë më të gjatë”, tha ai./   S.M

Të fundit

Sherr në qendrën e votimit në Fushë Milot, dyshohet për të shtëna me armë

Një sherr mes dy personave pranë një qendre votimi në Fushë Milot dyshohet se ka përshkallëzuar në përdorimin e...

KQZ publikon shifrat, pse shqiptarët nuk po votojnë sot?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë...

Aksident në Kamëz! Makina përplas dy këmbësorë, policia në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Kamëz, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë që po kalonin rrugën në një zonë...

Grupimi i Bashës publikon videon: Punonjësit e bashkisë Kamëz po intimidojnë qytetarët

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Shemsi Prençi ka denoncuar në Facebook një rast të intimidimit sipas tij të qytetarëve nga punonjësit...

Erion Veliaj sapo votoi nga burgu! Cilin kandidat durrsak zgjodhi ai?

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin...

Lajme të tjera

Web TV