AMF ndryshon rregullat për pensionet private

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtrëngohen kushtet për kompanitë e sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF ka publikuar projekt-rregulloren për fondet e pensioneve private dhe funksionimin e tyre. Sipas dokumentit propozohet që depozitari, ndërmjetësi që do të kryejë transaksionet midis shoqërisë dhe anëtarëve të fondet, duhet të jetë vetëm një bankë ose degë e një banke të huaj, e licencuar nga AMF. Udhëzimi specifikon se bankës i ndalohet të përdorë asetet e individëve të fondit, siç përdor ato të klientëve të vet.

Deri më tani, në Shqipëri një licencë të tillë e mbajnë kompanitë e sigurimeve. Ndërkohë që për të përfituar të drejtën e ushtrimit të fondit privat të pensionit, kërkohet një kapital jo më pak se 15,800,000 lekë, një plan menaxherial 5-vjeçar edhe analizën e riskut.

Ndër ndryshimet në ligjin e ri është ai i uljes së kostos administrative në 2.5% nga 3% që ishte dhe rritja e vlerës së pazbatueshme. Po ashtu, pagesat që merr anëtari i fondit privat, nuk do të tatohen më si e ardhur personale, por do të tatohen vetëm për kthimin nga investimi, norma mbetet 15%.

Sipas ministrisë së financave dhe ekonomisë, skema e pensioneve në vend do t’i nënshtrohet një reformimi me asistencën e FMN, pjesë e rekomandimeve të së cilës ka qenë edhe kolona e dytë e fondit privat./O.S

Të fundit

Dilema e liderëve evropianë pas ftesës në Shtëpinë e Bardhë: Të shmangin kurthin e Trump

Evropianët dhe britanikët janë aktualisht në duart e Donald Trump sa i përket çështjes së Ukrainës, dhe momenti i...

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e komplikon përpjekjen për të përfunduar...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Lajme të tjera

Web TV