DASH: Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim konkret në kuadër të dialogut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga fillimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në vitin 2011, perëndimi e ka theksuar se ky është kusht për integrimet evropiane.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin fuqishëm bisedimet e lehtësuara nga BE-ja si e vetmja rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për këtë arsye, ne përsërisim thirrjet tona për qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që të bëjnë përparim konkret në angazhimet që kanë marrë në kuadër të marrëveshjes së normalizimit dhe presim që të dyja vendet të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre sipas Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të zbatimit të saj”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të DASH-it në të cilën ritheksohet përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Serbinë, Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur aspiratat e tyre për integrim evropian dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha në Bruksel se ka progres në zbatimin e disa marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet të dyja palëve.

Këtë gjë ai tha gjatë debatit për zgjerimin të zhvilluar nga organizata “Miqtë e Evropës“. Lajçak theksoi se e ardhmja evropiane e rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk mund as ëndërr të shihet pa normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje me rëndësi strategjike. Pa këtë normalizim nuk mund as të ëndërrojmë të ardhmen evropiane. Kemi progres kohëve të fundit në këtë drejtim. Së shpejti do ta mbyllim dosjen e energjisë, ka progres në çështjen e targave, në çështjen e personave të pagjetur, në çështjen e zgjedhjeve lokale në veri dhe në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve”, deklaroi Lajçak duke shtuar se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palët për të vazhduar me zbatimin./kb

Të fundit

Giro d’Italia në Tiranë/ Rama ndan pamjet: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të aktivitetit Giro d’Italia në Tiranë. Sot po mbahet dita e dytë, ndërsa nesër...

Çaste paniku në Durrës, autobusi merr flakë me pasagjerët brenda (detajet)

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të shtunë në linjën urbane Durrës–Plepa (Plazh), ku një autobus u përfshi nga flakët gjatë kohës që...

VIDEO/ Etapa e dytë në Xhiron e Italisë, çiklisti përplaset me kalimtarin pranë Tajvanit

Një incident është regjistruar sot pranë Tajvanit. Çiklisti po garonte, kur një kalimtar u përplas me të. Policia ishte e pranishme, ndërsa kishte shumë banorë...

Takimet ‘kokë më kokë’ me Putinin, Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi,...

Liderët evropianë: Trump ra dakord të sanksionojë Rusinë nëse s’arrihet armëpushim

Ukraina dhe udhëheqësit evropianë kanë rënë dakord të shtunën për një armëpushim 30-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës pa kushte nga 12 maji i këtij...

Lajme të tjera

Web TV