“Për ne 21 Janari është plagë”/ Manja: Ndihemi të lehtësuar nga vendimi i Strasburgut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në Kongresin e  jashtëzakonshëm të PS, ka folur për 21 Janarin dhe vendimin Gjykatës së Strasburgut.

Ai ndër të tjera tha se ajo ngjarje për socialistët ka mbetur plagë, por sot ata janë më të lehtësuar pikërisht për shkak të atij vendimi të Strasburgut.

Mes të tjerash ai tha se sa i takon strukturave ligjzbatuese, Shqipëria renditet pas Britanisë së Madhe.

“Për çdo njëri të lirë drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e civilizimit dhe demokracisë. Për ne socialistët, 21 Janari është plagë dhimbje, por në këtë kongres ndjehemi pak të lehtësuar pasi vendimi i Gjykatës së Strasburgut më në fund i ka hapur rrugë drejtësisë.

Vendimi i gjykatës evropiane, dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën.

Jo më kot paneli nis me drejtësinë, pasi te drejtësia e ka zanafillën krijimi i shtetit. Votën e 2013, e faktuam përmes një përpjekje të madhe, për t’i dhënë vendit drejtësia, që nuk e ka pasur që nga 1912,” -tha ndër të tjera Manja./    S.M

Të fundit

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Lajme të tjera

Web TV