Rriten ndjeshëm çmimet e ushqimeve gjatë nëntorit, mishi produkt ‘luksi’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar me trendin rritës edhe gjatë nëntorit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, ushqimet gjatë muajit që lamë pas janë shtrenjtuar me rreth 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa goditja më e madhe është vërejtur te nëngrupet e mishit dhe qumështit e vezëve.

Mësohet se këto produkte kanë ndikuar edhe më tepër në shtrenjtimin e çmimeve të shportës.

Mishi, deri më tani një produkt i “paprekshëm” nga konsumatorët, është shtrenjtuar me 8% gjatë nëntorit, kurse vezët dhe qumështi, me 9%.

Ndërkohë,ka një stabilizim i çmimit të vajit pas rritjes së fortë pas luftës në Ukrainë për shkak të ndërprerjes së linjave të prodhimit dhe të furnizimit për një peirudhë të shkurtër. Çmimi i vajrave është ulur me 8%.

Problemi kryesor vërehet te perimet, të cilat janë shtrenjtuar me mbi 20% gjatë nëntorit.

Eksportet e larta të këtyre produkteve si edhe efekti stinor kanë bërë që qytetarët të detyrohen të paguajnë më tepër në nëntor.

Interesant është fakti se ndërkohë që çmimet e karburantit kanë qenë thuajse të njëjta, madje herë herë edhe më të larta, INSTAT raporton për ulje me 4% të çmimeve të transportit gjatë nëntorit.

Qeveria rishpërndau rreth 46 miliard lekë nga buxheti 2023 për muajt nëntor dhe dhjetor duke rritur frikën e presioneve të larta ndaj çmimeve, por duket se BSH i doli para kësaj situate duke rritur normën bazë të interesit.

Pas këtij vendimi të BSH-së, çmimet po mbahen nën kontroll, por kredimarrësit në lekë duhet të paguajnë interesa më të larta./   S.M

Të fundit

Manjani-demokratëve: Jeni qesharakë komplet, rrini urtë aty e thoni që e menderosëm!

Ylli Manjani ka reaguar pas justifikimeve të demokratëve, se ka pasur votim familjar në diasporë. Ai thotë se i ka...

Votat në Tiranë/ Kryeson Gonxhja nga PS, Kapri i Mundësisë i merr mandatin PD!

Vijon në Tiranë numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 815 nga 1282 kuti votimi. PS-ja...

Dhëndri i presidentit Trump, Jared Kushner, mban fjalim të shtunën në Tiranë

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet...

Putin dhe Trump ndryshojnë mendje, nuk marrin pjesë në bisedimet për paqen në Turqi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump nuk do të marrin pjesë në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë...

Jennifer Lopez pëson dëmtim të rëndë në fytyrë

Jennifer Lopez kaloi disa momente frike, pasi planet e artistes per të drejtuar American Music Awards pothuajse u prishën për shkak të një dëmtimi...

Lajme të tjera

Web TV