Shtrenjtohet “buka e gojës”/ Çmimet u rritën, ndryshimi më i madh te ushqimet e shportës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi në muajin tetor u regjistrua niveli më i ulët i çmimeve gjatë këtij viti, trendi rritës është rikthyer në nëntor.

Sipas Institutit të Statistikave treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit ne 3.9% nga 3.8% që ishte muajin e kaluar, megjithatë me një ritëm shumë më të ulët krahasuar me vitin e shkuar.

Ndryshimin më të fortë e kanë pësuar produktet e shportës, ku zarzavatet kryesojnë listën me 21,2% rritje, pasuar nga frutat me 9.3%, dhe qumështi dhe vezët me 8.3%.

Në prag të festave të fundvitit duket se edhe grupi i argëtimit dhe mobiljeve kanë shënuar shtrenjtim.

Sipas të dhënave, grupi i argëtimit u rrit me 6.0%, ndërsa për mobiljet me 4.8%.

Veshjet dhe qiratë qëndruan thuajse me të njëjtën vlerë me një ndryshim prej 0.1 deri në 0.2 për qind më të lartë.

Duket se me vendimet e Bankës së Shqipërisë, inflacioni po arrin drejt pritshmërive, kjo edhe për shkak të ndryshimit të normës së interesit.

Prej këtyre masave edhe vlera e parasë është rritur kundrejt monedhave të huaja./  S.M

Shtrenjtohet “buka e gojës”/ Çmimet sërisht u

Të fundit

Vota e diasporës, afati i fundit i pranimit të zarfeve deri në 19:00!

Të paktën 187,916 vota nga diaspora kanë mbërritur deri më tani. Afati i fundit i pranimit të zarfeve është...

‘Jam duke mbledhur informacion’/ Ambasadori i OSBE/ODIHR në terren: Kemi 240 vëzhgues

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it ndodhej sot në njësinë numër 10 në Tiranë ku po votohet në...

Nga sot, mund të kemi mbështetje edhe 1 miliardë euro në vit

Fatos Çoçoli Bashkimit Evropian. Do të votojmë dhe po votojmë për forcën politike që mund të na sjellë në këta katër vitet e ardhshme, më...

Ulsi Manja pas votimit: Vota është respekt për veten, familjen dhe Shqipërinë!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka ushtruar të drejtën e votës dhe në një prononcim për mediat theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare. “Vota është respekt...

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të...

Lajme të tjera

Web TV