Berisha e pranon: Dhjetori përjetoi rënien…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga çdo 8 dhjetor, ky i fundit ishte më i vakët në kujtesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, protagonist kryesor në lëvizjen studentore 1990, që solli më pas edhe përbysjen e sistemit komunist.

Edhe pse në krye të pjesës më të madhe të PD-së, Berisha dhe mbështetësit e tij shigjetuan kundërshtarin për “goditje ndaj demokracisë”.

Në një sallë të vogël, ku pjesëmarrësit numëroheshin lehtësisht, ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa mbështetës të tij, mes të cilëve shumë pak të pranishëm të levizjes së dhjetorit 1990, kujtoi këtë datë historike.

Ajo njihet si “dita e rinisë”, por për Shqipërinë ka dyfish domethënie pasi këtu e 33 vite më parë nisën shkëndijat serioze të përbysjes së sistemit komunist.

Megjithatë Berisha si një nga protagonistët e asj periudhë dje u ndje edhe më pezimist, teksa pranoi se tashmë kjo “datë ka njohur rënie”. Lëvizja studentore u kujtua nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, ndërsa jo shumë larg u zhvillua Kongresi i Partisë Socialsite ku shigjetuan njeri tjetrin në distancë.

Mes librave dhe fotografive të kohës, kështu u kujtua 8 Dhjetori nga Partia Demokratike e Rithemelimit. Themelues të partisë e drejtues aktualë kujtuan lëvizjen studentore, si një ngjarje që ndryshoi historinë e kombit.

Sali Berisha në fjalën e tij teksa lartësoi lëvizjen e dhjetorit, pohoi se studentët në luftën kundër diktaturës vetëm guximin kishin armën e tyre. “Ata në fakt ishin në vetmi aty, të themi të vërtetën. Ata ishin në vetmi. Ata përveç njëri-tjetrit nuk kishin, ishin në një braktisje në atë rrugë, por nuk u mposhtën”, tha ish kreu historik i Partisë Demokratike.

Por për Berishën është koha për reflektim. “Dhjetori kishte fillimin, ngjitjen, por përjetoi dhe rënien e tij. Kjo është e vërteta”, tha ai. Kreu i Rithemelimit e drejton gishtin e akuzës tek kundërshtari i tij politik, Edi Rama, të cilin e bën fajtor për zhbërjen e vlerave të 8 dhjetorit.

Sipas Berishës, qëllimi i Ramës është kuptuar me vonesë por sërish thotë se është koha për reagim. “Rilindja e Edi Ramës në qoftë se nuk u kuptua atëherë, tani është e qartë si drita e diellit. Ishte zhbërja, ishte hakmarrja ndaj demokracisë.

Në 10 vite ai ia doli të zhbëjë një nga një arritjet e 8 dhjetorit”, tha ai. Ky 8 dhjetor është një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihemi me sakrifica, me vendosmëri, të përmbysim diktaturën e re”.

Një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, 8 Dhjetorin e konsideroi si datën më historike për të djathtën shqiptare ndaj dhe kërkoi që kjo datë të lartësohet nga të gjithë.

Ky kremtim i 8 Dhjetorit duhet të bëjë pjesë në një punë të organizuar që duhet të bëjë Partia Demokratike për t’i mbajtur për t’i nxjerr në dritë dhe për t’i lartësuar simbolet e saj. Nuk ka asnjë të djathtë në botë pa simbole të fuqishme, ne i kemi simbolet vetëm duhet t’i nxjerrim në dritë”, tha Berisha. Ai ka kujtuar me nostalgji edhe vitin 1991.

“Më 8 dhjetor, studentët nisën lëvizjen që do të ndante epokat për kombin shqiptar. Kjo lëvizje dallohet nga të gjitha lëvizjet e tjera antikomuniste të Evropës Lindore. Kjo ishte tërësisht një revoltë e frymëzuar nga idealet e të rinjve shqiptarë. Nuk kishte parti apo organizatë që i thirri ata.

Dolën përballë diktaturës falë guximit të tyre epik, për idealet e tyre të lirisë, që ata nuk e njihnin, pasi kishin lindur dhe ishin rritur në diktaturë. Liria për ta ishte një aspiratë, që buronte nga ndërgjegja, nga idealet e tyre. Ata kishin përballë kur dolën në shesh një diktaturë të egër, e cila sado që e lodhur, por ekzekutonte bashkëmoshatarët e tyre çdo javë në kufi.

Lexo edhe :  Meta kujton kohën si kryeministër/ Dikur bënim projekte si superstrada Kapshticë-Korçë!

Dhe jo vetëm kaq, por zvarriste trupat e të rinjve të rënë në sheshet e qyteteve për të kallur tmerr dhe frikë. Në këto kushte nisën betejën e tyre studentët dhe atë ditë jemi gjetur përballë tyre me datën 9 ne me Besnik Mustafën, Kujtim Çashkun dhe ndonjë tjetër. U përballëm me një skenë të paparë ndonjëherë në jetën tonë.

Aty ishin një grup prej 700, 800 apo mbase 1 mijë studente. Por ata ishin një grup prej 1 mijë heronjsh. Ne nuk kishim lexuar, nuk kishim parë kurrë një numër kaq të madh heronjsh, të cilët kishin përballë mjetet më të egra të diktaturës, hanxharët e saj.

Dhe ata u vërsulën drejt tyre në mënyrë mizore, i rrahën në mënyrën më barbare, por të pathyeshëm, të pamposhtur, ata do mblidheshin përsëri pasdite në betejë kundër diktatorit”, kujton Berisha.

PD e Bashës

Paralelisht me këtë aktivitet, Partia Demokratike zyrtare 8 Dhjetorin e kujtoi me të rinjtë, ku mungoi Lulzim Basha që ende vijon vizitën në SHBA.

Në një takim të drejtuar nga deputetja më e re, Andia Ulliri, mbështetësit e Bashës kujtuan protestën e 33 viteve më parë, duke e konsideruar këtë datë si pikën kulmore kundër diktaturës komuniste.

Urimet

Deputeti Gazment Bardhi ka uruar 8 dhjetorin, duke shkruar se të rinjtë janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë. “Të rinjtë janë e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e Shqipërisë. Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e Lëvizjes Studentore 90”, shkruan Bardhi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar 8 dhjetorin.

Nikolla shkruan se të rinjtë nuk janë vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane. “Në Ditën Kombëtare të Rinisë përshëndes vajzat dhe djemtë e Shqipërisë, nxënësit, studentët, specialistët, punonjësit dhe punëtorët e rinj.

Moshat e reja nga 15-30 vjeç përbëjnë rreth 22 përqind të popullsisë dhe janë një potencial dhe faktor i fuqishëm i zhvillimit të vendit. Kuvendi i Shqipërisë mbështet rritjen e aksesit për të rejat dhe të rinjtë shqiptarë, në arsimim e formim, tregun e punës, sipërmarrjen, shoqërinë civile dhe mbi të gjitha talentin dhe lidershipin e tyre në teknologjinë dhe inovacionin.

Rinia është jo vetëm brezi i ardhshëm, por e sotmja e Shqipërisë evropiane.”, shkruan znj. Nikolla.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për Ditën e Rinisë, duke thënë se në 8 dhjetorin e vitit 1990, Amerika ka qenë krah shqiptarëve teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës”. Ambasada e SHBA shkruan se sot qëndron me krenaria krah Shqipërisë ndërsa bën hapin e radhës drejt anëtarësimit në BE.

“Sot kujtojmë rininë dhe studentët shqiptarë që nisën protestat e 8 dhjetorit 1990 që sollën rënien e regjimit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë të rinjve dhe qytetarëve të Shqipërisë teksa kërkuan një vend “si pjesa tjetër e Evropës” dhe ne qëndrojmë me krenari pranë jush sot ndërsa Shqipëria bën hapin e saj të radhës drejt anëtarësimit të plotë të Bashkimit Europian”.

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Presidenti zgjodhi që këtë urim ta bëjë së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit.

“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë :Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë”, shkroi Presidenti në Facebook-un e tij.

Institucioni i Presidentit aplikoi për herë të parë zhvillimin e praktikave për studentë duke u bërë kështu pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Të fundit

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës...

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Lajme të tjera

Web TV