Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, bie në pranga zyrtari i lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona, njëri zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës, kanë bashkëpunuar dhe dyshohet se kanë kryer veprat penale “pastrim parave” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Siç njofton policia, vlera e parave të cilat dyshohet se janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1 milion euro.

“Mitrovicë 2019-2023. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri zyrtar i ATK-së), të cilët dyshohen që në bashkëpunim kanë kryer veprat në fjalë.

Vlera e parave të cilat dyshohet që janë shpërlarë përmes bizneseve fiktive është mbi 1, 000.000 (një milion) €”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./   S.M

Të fundit

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Lajme të tjera

Web TV