Ekspozita e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, më 26 janar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Legjenda e futbollit botëror Arrigo Sacchi ndodhet në Tiranë për të promovuar hapjen e një ekspozite me koleksionin e djalit të artë të futbollit italian Paolo Rossi, i cili ngriti peshë edhe zemrat e tifozërisë shqiptare në vitet 70-80.

Kryeministri Edi Rama e quajt një privilegj i madh që Tirana, do të mirëpresë ekspozitën më 26 janar dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre, që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar.

“Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian.

Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”– u shpreh Rama.

Kryeministri zbuloi se bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik se ka qenë e mbushur plot me kujtime dhe jetë.
Kjo ekspozitë është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë do të sjellë në Tiranë objekte të Paolos, por edhe legjendave të mëdha botërore si Maradona, Pele etj./   S.M

Të fundit

“Opozita s’mund të merret peng për sigurinë e Zenit”/ Ish deputeti ‘leksion’ Berishës

Ish- deputeti Ralf Gjoni thotë se Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD. I ftuar në Report TV,...

Kërcënoi gazetarin, vihet nën hetim 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka kanosur një gazetar gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e...

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Puka ka mbyllur tashmë numërimin e kutive të votimit, teksa PD-ja ka arritur fitoren. Procesi i votimit të dielën që zgjati nga ora 7.00 deri...

Zgjedhjet e 11 Majit/ SPAK bën bilancin: 39 procedime penale të regjistruara!

Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon se janë 156 materiale të...

Të paktën kërkojini falje Lulëzim Bashës

Shpëtim Luku Në politikë rrallë ndodh që dikush të marrë një vendim të drejtë kur ai është i vështirë, i papëlqyeshëm dhe me kosto personale....

Lajme të tjera

Web TV