“Erdhën dy persona, babai i Naim Murselit tregon kërcënimin: Na thanë s`keni besë….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur kanë kaluar tashmë thuajse 10 ditë nga ngjarja e rëndë në Prishtinë, kur Liridona Ademaj, humbi jetën si pasojë e një atentati natën, në makinën e saj.

Ngjarje kjo që fillimisht u paraqit si grabitje, por më vonë, pas hetimeve u zbulua se ishte porositur nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Pas arrestimit të bashkëshortit të të ndjerës, ekzekutuesit dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje, u tha se familja e Liridonës u dha dy ditë besë, familjes së Murselit, e më pas do të përgjigjeshin sipas Kanunit.

Sipas IndeksOnline, të shtunën e 9 Dhjetorit, babai i Naim Murselit, Shaban Murseli thotë se është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës. Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje.

Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë”, mësohet të ketë thënë Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë. Nga ana tjetër, një lajm të tillë e ka mohuar vëllai i Liridonës, Leonardi. Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

Lexo edhe :  Vuçiç anulloi takimet në SHBA se ishte i sëmurë? Ish-diplomati: Sajesë, e përzunë nga...

“E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta.

Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë”, ka thënë Leonardi.

Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetes, kurdo t’i lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale. Ai thotë se nuk i kanë marrë menjëherë fëmijët, për shkak të vizitave që vijojnë në nderim të Liridonës, pranë familjes së saj./   S.M

Të fundit

Kontrollet e SPAK në Shkodër, PSD reagon: Nuk kanë qenë në zyrat tona!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kontrolleve të Prokurorisë së Posaçme ditën e djeshme, 8 Maj, në qytetin e Shkodrës...

3 shenja që tregojnë se je i/e mbrojtur shpirtërisht

Edhe kur gjithçka duket se po shkon keq, ndonjëherë mund të ndjesh sikur diçka më e madhe po të ruan. Sipas këshilltarëve shpirtërorë, ka...

Foto-Video Ekskluzive/ Me Vuçiç Serbia nuk hyn në BE

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Nga Monada Mehmetaj Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e...

Greqi/ Shpërthen bombula e gazit, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën...

U zu nga masivi i dheut / Pas 7 ditësh kërkime, gjendet trupi i 29-vjeçarit Ardit Beshiri

Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë...

Lajme të tjera

Web TV