Zgjidhet misteri dorëshkrimit skocez-gaelike, më i vjetri në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një ekip arkeologësh ka lokalizuar vendin e humbur të Manastirit të Drerit, manastiri ku u krijua dorëshkrimi i parë skocez gaelik.

Libri i Drerit: ky është emri i dorëshkrimit të parë skocez gaelik në histori. Që daton që nga mesjeta e hershme, kjo vepër përbëhet nga një Ungjill “xhepi” (është vetëm 157 mm x 108 mm) i shkruar në manastirin e lashtë të Drerit, në veri-lindje të Skocisë, vendndodhja e saktë gjeografike e të cilit ka mbetur mister për shekuj me radhë. Deri më sot, kur pas vitesh kërkimesh një grup arkeologësh besojnë se i kanë gjetur mbetjet.

SHTESA TË VLEFSHME. Përveç një numri dekorimesh të bukura, libri përmban pjesë më të vjetra (të hartuara rreth shekujve IX-X) të shkruara në latinisht dhe irlandeze arkaike, ndërsa fragmente në gjuhën skoceze gaelike ndoshta janë prodhuar midis shekujve XI dhe XII dhe janë vendosur në kufijtë e dorëshkrimit origjinal.

Pikërisht në këto shtesa vëmendja e studiuesve është përqendruar prej disa kohësh, jo vetëm për shkak të rëndësisë së tyre gjuhësore dhe letrare, por sepse ato përfshijnë informacione të vlefshme mbi themelin e manastirit të Drerit, duke regjistruar edhe koncesionin e tokës në zonë. Këto janë të gjitha të dhëna shumë të dobishme në përpjekjen për të kurdisur gjeografikisht manastirin e lashtë.

ZBULIMI. Hetimet arkeologjike, të mbështetura nga një grup vullnetarësh dhe një nismë e posaçme (Projekti Libri i Drerit), filluan në vitin 2009. Gërmimet e fundit, në vitin 2022, u përqendruan në një zonë pranë rrënojave të abacisë cisterciane të Drerit, në rajonin Buchan (në pjesën verilindore të Skocisë), tek e cila murgjit u zhvendosën në vitin 1219 pasi braktisën manastirin e vjetër.

Kërkimet nga Alice Jaspars, një studiuese në Universitetin e Southampton, kanë identifikuar vendndodhjen e supozuar të manastirit pranë fshatit Mintlaw, Aberdeenshire. Gjatë punimeve, u zbuluan artefakte të ndryshme (qeramika, fragmente qelqi dhe një stilus) që datojnë në të njëjtën periudhë në të cilën murgjit shtuan pjesët gaelike në dorëshkrim.

Lexo edhe :  Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

KOINCIDENCË HISTORIKE. Këto gjetje sugjeruan se një kompleks monastik dikur ndodhej në zonë. Hulumtimi i vitit 2022 përkoi gjithashtu me një ngjarje kurioze: pikërisht rreth kohës kur arkeologët po bënin gjetjet e para, Libri i Drerit u kthye në Skoci pas më shumë se një mijë vjetësh, megjithëse përkohësisht. Që nga shekulli i tetëmbëdhjetë, në fakt, libri u mbajt brenda Bibliotekës së Universitetit të Kembrixhit, përpara se të huazohej në Galerinë e Arteve të Aberdeenit, ku u ekspozua për tre muaj. Ata që janë përgjegjës për gjetjet kanë njoftuar botimin e rezultateve të plota të kërkimit të tyre.Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV