Komandati i KFOR në Kosovë: Situata është e qetë por e brishtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komandati i KFOR në veri të Kosovës, Ozkan Ulutas është shprehur se misioni paqeruajtës është duke ndjekur me imtësi situatën në veri e cila është një pikë e rëndësishme, sipas tij për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. KFOR-i sipas Ulutas është në gadishmëri për të siguriuar mjedisin në përputhje me mandatin e OKB-së.

Në një intervistë për mediat në Kosovë, komandati ka dhënë përgjigje dhe për deklaratat e Zelenskyy-it, i cili ka pretendime se Rusia do të hapi luftë. Sipas tij situata është duke u monitoruar dhe komandati shprehet se nuk do të spekuloj mbi këtë skenar.

S’do të spekuloj për ndonjë skenar të ardhshëm. Ne monitorojmë nga afër të gjitha zhvillimet përkatëse të sigurisë në rajon. KFOR-i ka një prezencë të zhdërvjellët, fleksibile dhe të dukshme në mbarë Kosovën. Ne mbetemi vigjilentë dhe të përqendruar në zbatimin e përditshëm të misionit të OKB-së dhe gati për të trajtuar çdo situatë që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”, tha komandati.

Shefi i misionit të NATO-s ka shtuar se situata e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe është e qetë. Nga ana tjetër ai thotë se KFOR ka shtuar prezencën në veri të Kosovës duke trefishuar numrin e patrullave.

Në përgjithësi, situata e sigurisë tani është më e qetë, por mbetet e brishtë. Këta janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni i KFOR-it të vazhdojë të përmbushë mandatin e OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha komandati./kb

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati gri! DW: Sa peshë ka vota e këtij grupi

3.7 milionë shtetas, për herë të parë edhe diaspora, janë thirrur të votojnë për parlamentin e ri më 11...

Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”,gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.6 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Ndërron jetë Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit

Margot Friedlander, një nga të mbijetuarat më të famshme të Holokaustit, vdiq në Gjermani, pas shumë dekadash si emigrante në Nju Jork, me qëllim...

Zgjerohen akuzat kundër Diddy-t, një rast del në dritë për trafikim seksual?

Lista e viktimave të dyshuara në procesin gjyqësor për trafikim seksual kundër reperit të njohur Sean “Diddy” Combs po zgjerohet. Prokurorët federalë kanë bërë të...

Lajme të tjera

Web TV