Eksperimenti i çuditshëm i shkencëtarve zviceranë për të kontrolluar shëndetin e tokës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çfarë po bëjnë kaq shumë brekë në Zvicër? Është një projekt shkencor qytetar, pra kërkim shkencor i hapur për pjesëmarrjen e qytetarëve (jo domosdoshmërisht studiues), nisur nga Departamenti i Biologjisë Bimore dhe Mikrobiale të Universitetit të Zyrihut dhe instituti kërkimor zviceran Agroscope.

Ideja mund të tingëllojë e çuditshme, por projekti Proof by underpants, i cili mund të përkthehet si “dëshmi e brekëve“, ka për qëllim ndërgjegjësimin për problemet e tokës që lidhen me erozionin, infertilitetin dhe degradimin e habitatit, me humbjen e rrjedhimisht të biodiversitetit.

BREKË DEKOMPOZUESE. Kështu, 2.000 palë mbathje të pastra pambuku u dërguan në të gjithë Zvicrën vullnetarëve, fermerëve, kopshtarëve apo qytetarëve të thjeshtë, për t’u varrosur në kopshte dhe fusha, me qëllim matjen e shëndetit të tokës.

Pambuku, në fakt, është një burim ushqimor appetizing për lloje të ndryshme të mikroorganizmave në tokë. Pas dy-tre muajsh, të brendshmet u gërmuan dhe u fotografuan nga pjesëmarrësit. Shkalla e dëmtimit nga mikroorganizmat, duke përfshirë kërpudhat, insektet dhe krimbat, tregoi për studiuesit gjendjen e tokës: më shumë dekompozim i të brendshmeve tregon jetën më aktive të tokës, pra një gjendje më të mirë shëndetësore.Pershtatur nga fokus.it/O.S

Të fundit

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Real Madrid ‘prenoton’ 3 transferime për vitin tjetër! Kushtojnë… 0 euro

Florentino Perez ka identifikuar 3 emrat e mëdhenj që pritet t’i bashkohen Real Madridit verën e vitit ardhshëm, falas. I pari dihet që është...

Pavarësisht përpjekjeve, në Patos digjen 4 hektarë me pisha

Rreth 4 hektarë pyll me pisha janë djegur brenda pak orëve në Gjinoqarë të Patosit. Sipas kryeplakut Nuri Gllava, masivi pyjor ka dekada pa pastruar...

Lajme të tjera

Web TV