Marrëveshja për emigrantët/ Balla: 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme përsa i përket marrëveshjes Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve.

Gjatë fjalës së tij, Balla është shprehur se Shqipëria arrin të mbulojë vetëm 4% të sfidës që ka Italia në procesin e pritjes së shqyrtimit të kërkesës për azil nga ana e emigrantëve.

Balla ka shtuar se këtë marrëveshje, Shqipëria mund ta bënte vetëm me Italinë për shkak të një borxhi historik, por edhe për shkak të marrëdhënieve mes 2 vendeve.

Taulant Balla: Dua të informoj Komisionin e Politikës së Jashtme që në aspektin që mbulon komisioni juaj, kjo është një marrëveshje tepër e rëndësishme që forcon më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Italisë dhe Shqipërisë.

Shqipëria dëshmon se është e gatshme të marrë përgjegjësitë, duke ju rikujtuar që kjo nuk e nxjerr përfundimisht problematikën që ka Italia sot me këtë sfidë.

Mund të ju them se në qendrat e pritjes në Itali aktualisht janë të akomoduar mbi 80 mijë qytetarë që vijnë nga vendet tjera.

Fakti që vetëm 3 mijë mund të trajtohen, procesi i pritjes së shqyrtimit të kërkesës për azil do të bëhet në Shqipëri, tregon se diku 4 për qind e kësaj sfide aktuale do të trajtohet nga Shqipëria. Këtu merr përgjigja gjithë tumnaja e ngritur më kot ndaj kësaj marrëveshje. 

Ju bëj thirrje anëtarëve të komisionit, që në këtë frymë dhe në këtë marrëveshje speciale mes Shqipërisë dhe Italisë të mos harrojnë asnjëherë momentet e vështira kur shqiptarët zbritën me mijëra në brigjet e Barit dhe Brindisit.

Një marrëveshje të tillë, Shqipëria mund të firmoste vetëm me Italinë për shkak të një borxhi, por edhe për marrëdhëniet që kemi mes 2 vendeve tona.S.M

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV