Burime nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, bën me dije se takimi ka nisur me kritikat e kryeministrit Rama në adresë të ligjvënësve socialistë.
Në momentin kur kryesocialisti ka mbëriitur në takimin që po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, ka gjetur pak deputetë të pranishëm.
Ai ka bërë kritika ndaj deputetëve për prezencën dhe u ka sugjeruar të vijnë më herët në mbledhje.
“Ju duhet të kishit 1 orë përpara këtu”- mësohet të ketë thënë Rama.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS mbahet në lidhje me seancën e ardhshme parlamentare ku pritet të miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit./ S.M