Përfitimet e mandarinave që do t’ju bëjnë të dëshironi të hani akoma më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ëmbla dhe shumë të shijshme, mandarinat, së bashku me portokallet janë agrumet më të njohura në tryezë.
Të njohur për vetitë e tyre të dobishme ndaj mbrojtjes së trupit, i bënë ato një frut të shkëlqyer për t’u ngrënë edhe në dietë.

Por 5 benefitet kryesore të tyre janë:

1. Të mira për lëkurën
Mandarinat janë një eliksir i vërtetë i rinisë. Merita shkon për pasurinë e antioksidantëve si beta-karoteni dhe vitamina C të cilat kundërveprojnë prodhimin e radikaleve të lira, plakjen dhe rrjedhimisht shfaqjen e rrudhave. Vitamina C në veçanti, e quajtur edhe acid askorbik, nxit prodhimin e kolagjenit, një proteinë që e mban atë të butë dhe të bukur.

2. Ju rrisin humorin
Ky frut ofron vitamina të kompleksit B, minerale, duke përfshirë magnezin dhe kalciumin, të cilat nxisin ekuilibrin e sistemit nervor, duke luftuar trishtimin dhe humorin e keq.

3. Ndihmojnë të hani më mirë
Ata janë të shkëlqyera për të thyer urinë. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave ato ofrojnë ngopje që ju ndihmon të qëndroni larg ushqimeve mes vakteve.

4. Mbajnë në formë sistemin tretës
Mandarinat janë të pasura me një lloj fibrash jo të tretshme që lehtëson kalimin e zorrëve dhe promovon rregullsinë. Më pas ato ofrojnë prebiotikë të cilët nxisin rritjen dhe përhapjen e florës së mirë bakteriale të zorrëve.

5. Mbron në mënyrë të shkëlqyer zemrën
Mandarinat ofrojnë flavonoidë që përmirësojnë nivelet e kolesterolit të mirë HDL dhe ulin kolesterolin e keq LDL dhe shumë antioksidantë të tjerë që përmirësojnë qarkullimin dhe kundërshtojnë plakjen e enëve të gjakut./E.Ç

Të fundit

Grusht shteti në Honduras: Presidenti Zelaya rrëzohet nga pushteti

28 qershor 2009 Më 28 qershor 2009, presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak, duke...

FOTO HISTORIKE/ Fillimet e një gjeniu të muzikës shqiptare, Prenk Jakova

Në foto Prenk Jakova së bashku me vëllain e tij,Dedën, më 1920. Më 27 qershor 1917, ne qytetin e Shkodrës lindi Prenk Jakova, një nga...

Shkencëtarët nisin epokën e re/ ADN-ja njerëzore po krijohet në laborator

Ky projekt është vetëm hapi i parë drejt një epoke ku sëmundjet mund të parandalohen dhe trajtohen në nivelin më të thellë: kodin tonë...

Non gratën Berishës as ia ka bërë Soros, as ia heq dot La Civita

Nga Preç Zogaj Akti i Tramp për Ballkanin Perendimor tregon se rreziku shqiptar për sigurinë kombëtare amerikane është akoma në veprim - Gjatë kësaj jave u...

Parlamenti mblidhet në 3 korrik, pritet miratimi i ligjit për bashkëpronësinë

Në 3 korrik do të mbahet seanca e fundit parlamentare e kësaj legjislature ku pritet të miratohet ligji për bashkëpronësinë. Ndërkaq shtatori nuk do...

Lajme të tjera

Web TV