U mbajt peng për 50 ditë, e reja izraelite bën tatuazhin me mesazhin domethënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

21-vjeçarja izraelite, e cila u lirua pas gati 50 ditësh që u mbajt peng nga Hamasi, bëri një tatuazh të ngjarjeve tragjike të 7 tetorit, duke dashur të dërgonte një mesazh.

Francezo-izraelitja, Mia Shem u lirua së fundmi nga Hamasi pasi u rrëmbye nga një festival muzikor në jug të Izraelit më 7 tetor, ku ishte objektiv i një sulmi të përgjakshëm nga persona të armatosur të Hamasit.

E reja u lirua gjatë armëpushimit të përkohshëm dhe është bërë simbol i luftës për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza. Në fakt, ajo ka shpërndarë foto të një tatuazhi që ka bërë së bashku me një postim emocionues në Instagram.

Tatuazhi është në dorën e saj të majtë dhe shkruan: “Ne do të kërcejmë përsëri” dhe datën “7.10.23” për të shënuar sulmin e tmerrshëm, kur qindra izraelitë u vranë dhe ajo dhe dhjetëra të tjerë u rrëmbyen, duke ndezur fillimin e një raundi i ri i konfliktit të armatosur Izrael-Hamas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by מייה שם (@mia_schem)

 

 “Nuk do ta harroj kurrë 7 tetorin 2023”, ka shkruar Sem në postim. “Dhimbja dhe frika, spektakli i vështirë, miqtë që nuk do të kthehen dhe ata që duhet të rikthejmë. Por ne do të fitojmë, do të kërcejmë!”./kb

Të fundit

Shqipëria drejt Europës/ Fletët e votimit në Zapod të Kukësit shpërndahen me mushka

Në zonën malore të Zapodit, në Bashkinë Kukës, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11...

Parashikimi i motit për sot, 11 maj 2025

Do të vijojnë masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa duke sjellë në territorin Shqiptar mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpeshta të...

“El Clasico” e së dielës/ Superkompjuteri, asnjë shans për Realin e Madridit

“El Clasico” e së dielës është praktikisht një finale, veçanërisht nëse Barça fiton. Të besuarit e Ançelotit do të synojnë të sulmojnë në “Montjuiç”...

Asnjë votë për dorën që godet edhe të vetët

Ardit Rada Këtë të diel, shqiptarët do të votojnë për një parlament të ri. Në këtë garë merr pjesë edhe një figurë e errët e...

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin sot parlamentin e ri

3 713 761 milionë shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, nga të cilët 114,642 votues për herë të parë do t’i drejtohen këtë të...

Lajme të tjera

Web TV