Ndërlikohet situata e shëndetësisë/ Me gripin edhe viroza te tjera,më të prekur fëmijët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulja e temperaturave gjatë fundjavës, por jo vetëm, ka rritur numrin e qytetarëve të prekur nga gripi por edhe viroza të shumta, që qarkullojnë në vendin tonë.

Mjekët nëpër qendra shëndetësore të cilët vizitojnë pacientët, thonë se trendi është në rritje dhe se fillimi i vitit të ri mund të çojë në një situatë më të rënduar epidemiologjike.

“Ka një fluks të shtuar këto ditë dhe vihet re kombinim i virozave të shumta, por edhe gripi stinor edhe pse ne nuk arrijmë të dallojmë”, tha Bruna Shiroka, doktoreshë e qendrës shëndetësore numër 3.

Por si në rastet e virozave ashtu edhe të gripit stinor mjekët thonë se vihet re gjendje e rënduar madje shpesh edhe me komplikacione që kërkojnë trajtim mjekësor të zgjatur në kohë.

“Kemi shumë raste me temperaturë rezistente që shkojnë edhe 39 – 40 gradë dhe mezi menaxhohet”, tregon Shiroka.

Më e prekur nga virozat dhe gripi janë fëmijët e vegjël dhe mosha aktive, e cila nuk është e vaksinuara. Për të përballuar këtë sezon dimri, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen, për ta kaluar sa më lehtë sëmundjen që shkakton virusi i gripit.

“Është thirrja e fundit që bëhet, duke përllogaritur edhe dy javë kohë që do vaksina të japë efekt, janë në kohë për ta aplikuar. Që nga koha e Covidit ka një lodhje të qytetarëve dhe nuk kanë shfaqur interes për t’u vaksinuar. Ata me sëmundje kronike janë vaksinuar por pjesa tjetër e popullatës nuk kanë qenë bashkëpunues”, u shpreh mjekja./O.S

Të fundit

Rrugorja e Vlorës bën bilancin: 4 mijë gjoba gjatë 10 ditëve dhe 18 të arrestuar

Policia Rrugore e Vlorës ka bërë bilancin e 10 ditëve të para të gushtit. Në njoftimin për mediat bëhet me...

‘Euro idiotët’ po përpiqen të pengojnë SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka ironizuar liderët evropianë pas deklaratës së përbashkët për Ukrainën. Në një postim në Telegram, ai i...

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që do të lidhte Italinë kontinentale...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Lajme të tjera

Web TV