Taylor Swift feston ditëlindjen, ja sa vjeç bën ylli i muzikës botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja dhe kantautorja më në qendër të vëmendjes këto kohë, Taylor Swift feston ditëlindjen e saj të 34-të. Dhe cilido që është fans i zjarrtë i këngëtares, sot feston bashkë me të.

Taylor Swift ka lindur më 13 dhjetor 1989 në West Reading, Pensilvani. Ajo ishte ishte shumë e vogël, vetëm 11 vjeç kur këndoi “The Star-Spangled Banner” përpara një ndeshjeje basketbolli në Philadelphia, talenti i së cilës doli në pah dhe që në moshën 12 vjeçare filloi të shkruante këngë.

Swift në vitin 2006 publikoi këngën e saj debutuese “Tim McGraw” dhe më pas albumin “Taylor Swift”.

Sigurisht si çdo artist edhe Taylor ka pasur personazhe me ndikim në jetën e saj personale dhe në karrierë. Ndikimi më i madh muzikor për të është Shania Twain. Ndikues të tjerë gjithashtu kanë qenë edhe LeAnn Rimes, Tina Turner, Dolly Parton, dhe gjyshja e saj e cila ka ka qenë këngëtare profesioniste në opera.

Sipas një analize të Bloomberg, Swift tani është një miliardere, me një pasuri neto prej rreth 1.1 miliardë dollarësh. Në një listë të Forbes të grave më të fuqishme të vitit 2023, Swift u rendit e pesta.

Këtë vit Taylor realizoi edhe turin e saj botëror “Eras Rour” i cili është konsideruar turi me i mirë dhe më fitimprurës i të gjitha kohërave për të.

Ndërkohë kujtojmë gjithashtu se Taylor Swift aktualisht po shijon një romancë me sportistin Travis Kelce./E.Ç

Të fundit

Tentoi të vriste kushëririn në bashkëpunim me vëllanë, në pranga 32-vjeçari

jë 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një...

Shumë afër Shqipërisë! Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së majmunëve në vend. Të...

75 milionë euro! Talenti i madh i Bundesligës po transferohet në Angli

Xavi Simons kushton shumë, kështu që lajmet që e lidhin me Bayern (që prej vitit 2023) tashmë janë thuajse të anuluara. Klubi bavarez do...

Shqiptarë, bëhuni gati! Po vijnë pushime “të kripura” këtë verë

Që edhe këto pushime verore do të jenë “të kripura”… kjo ishte gati e ditur. Turizmi, ashtu si çdo sektor tjetër i nënshtrohet...

Kanye West befason me postimet e fundit: Zot, më fal për dhimbjen që shkaktova

Një “rrëfim” i papritur publik nga Kanye West përmbys, ose të paktën përpiqet të përmbysë, imazhin që ai ka ndërtuar kohët e fundit . Ye,...

Lajme të tjera

Web TV