Disa shenja që tregojnë se vjehërrit janë “toksikë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëdhënia me vjehërrit mund të komplikohet fare lehtësisht, aq më tepër nëse përballë keni dy njerëz toksikë. Si ta kuptoni që prindërit e tij janë të tillë?

1. Përpiqen që ty dhe partnerit t’ju vënë kundër njëri-tjetrit: Komunikimi me vjehërrit s’është gjëja më e thjeshtë në botë, por raporti me ta nis dhe bëhet problematik kur nisin të ndërhyjnë në marrëdhënien me partnerin/en.

2. E përfshijnë veten në vendimarrjet që ju bëni si çift: Ata duan të dinë çdo vendim që ti dhe bashkëshorti do të merrni. Duan të jenë pjesë e çdo diskutimi, madje dhe kur bëhet fjalë tek financat tuaja apo çështjet e fëmijëve.

3. Të bëjnë qëllimisht të ndihesh keq: Ndodh që në një moment të gjithë mund të tregohemi padashje pa takt dhe të lëndojmë pa e ditur se lënduam. Problemi qëndron kur kjo bëhet qellimisht nga prindërit e tij/saj. Këtë mund ta kaloni vetëm duke kërkuar mbështetjen e partnerit dhe mirëkuptimin e tij.

4. Nuk respektojnë hapësirën tuaj: Mund t’ju jetë bërë zakon të hyjnë në dhomën tuaj dhe kjo s’është fare normale. Ose të duan të dalin me ju të premteve pasdite kur e dinë shumë mirë që është koha juaj në çift.

5. Vazhdojnë ju trajtojnë si fëmijë: Ndonjëherë është mirë të trajtohesh si fëmijë, por jo gjithmonë. Je mjaftueshëm e rritur për të marrë vendime për veten dhe familjen tënde të re.

6. Sillen sikur ti nuk ekziston: Nëse ata sillen ftohtë, nuk të konsiderojnë apo refuzojnë të të shohin apo të kenë komunikim, gjëja më e mirë që mund të bëni është të kërkoni mbështetjen e partnerit tuaj.

Lexo edhe :  Mos i hidhni kot/ Ushqimet që mund t’i hani edhe pas datës së skadimit

7. Janë manipulues: Manipulimi emocional mund të shfaqet në shumë mënyra, por secila prej tyre vjen me pasoja dhe kosto. Të qenit egoistë apo gjithmonë të pakënaqur është shenjë e pastër e njerëzve toksikë./E.Ç

Të fundit

Avokati Kujtim Cakrani: Rama është palaço që i hedh benzinë zjarrit

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtësi ligjor i policit Ardian Isufi i cili tashmë është i pezulluar, ka deklaruar se nuk...

Duka, vizitë historike në Bujanoc për turneun futbollit në Luginën e Preshevës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një vizitë historike në komunën e Bujanocit, në kuadër të turneut të futbollit për fëmijë...

Lufta në Gaza, BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për...

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave më “të fuqishme” në botë,...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

Lajme të tjera

Web TV