Nga parandalimi i thinjave tek largimi i stresit, ja pse duhet të hani më shumë mandarina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mandarinat janë ndër frutat më të shëndetshme dhe më të pëlqyera nga konsumatori shqiptar. Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm.

Mandarinat janë shumë të pasura me fibra dhe stimulojnë rënien në peshë.Përveç mbipeshës, konsumi i rregullt i mandarinave ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut.

Vitamina C tek mandarinat ndihmon kundër të ftohurës dhe forcon imunitetin. Vitamina C luan shumë role në trupin e njeriut dhe një prej tyre është parandalimi i thinjave.

Ekspertët kanë identifikuar disa prej shkaqeve të mëposhtme të zbardhjes së flokëve.

Problemet në ushqyerje
Sipas të dhënave, mungesat e vitaminave B12, zinkut dhe bakrit shkaktojnë shfaqjen e parakohshme të thinjave.

Këto ushqyes ndihmojnë në procesin metabolik që u jep flokëve ngjyrën natyrale.

Faktori genetik
Në shumë raste, faji pas shfaqjes së hershme të thinjave qëndron tek faktori genetik.

Në këtë rast, thinjat janë realitet i pandryshueshëm.

Ndotja mjedisore
Ndotja e përditshme që rrezikon flokun e dobëson shumë atë.

Këto goditje të njëpasnjëshme shkaktojnë eventualisht zbardhje të tij.

Duhani
Radikalet e lira që prodhohen nga pirja e duhanit shkaktojnë stres oksidues që dobëson prodhimin e melaninës dhe nxit zbardhjen e flokut.

Stresi
Tensioni i lartë, stresi dhe ankthi janë ndër shkaqet kryesore të zbardhjes së parakohshme të flokut.

Flokët që bien si pasojë e një ndodhie traumatike apo stresuese mund të rriten sërish, por kësaj here të thinjur.

Tiroidja
Ekspertët thonë se njerëzit që vuajnë nga tiroidja kanë tendencën të thinjen përpara kohe.

Si ndihmojnë mandarinat kundër thinjave

Së pari, duhet të dini që thinjat shfaqen kur në organizëm mungojnë ushqyesit kryesorë, pra vitaminat, mineralet dhe antioksidantët.

Një prej vitaminave kryesore kundër thinjave është ajo B12 që gjendet me shumicë tek mandarinat.

Lexo edhe :  Sëmundjet mendore dhe ushqimi: Lidhja befasuese me produktet që përmbajnë gluten

Kjo vitaminë e rëndësishme ndihmon duke ngadalësuar gjithë procesin e thinjave.

Vitamina C ndihmon trupin të prodhojë më shumë kolagjen.

Vitamina A, e cila gjithashtu gjendet tek mandarinat, ndihmon flokun të jetë më i hidratuar./ S.M

Të fundit

Qëlluan me armë makinën ku lëvizte 35-vjeçari në autostradë, në kërkim 2 vëllezër

Dy vëllezër nga fshati Xhafzotaj i Durrësit janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se, pas një konflikti...

Sfidat e një Shqipërie që nuk e pret dot as verën, as të ardhmen

Nga Shpëtim Luku Prej shumë vitesh më ka bërë përshtypje, dhe nuk jam i vetëm, ndikimi i emigrantëve shqiptarë gjatë kthimit të tyre në atdhe,...

Fluks qytetarësh në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës

Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës dhe Kapshticës ka pasur një fluks udhëtarësh te cilët kanë...

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me vijimin e aksionit për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Duke e...

Tabaku: Reforma në politikën tatimore është e domosdoshme, përndryshe fshati do të vdesë

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka shprehur shqetësimet e saj për situatën në bujqësinë shqiptare, duke e cilësuar rritjen e TVSH-së në 20% si një...

Lajme të tjera

Web TV