Balla takim me kryebashkiakun e Bajram Currit: 200 mijë vizitorë brenda vitit te kjo zonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi, si dhe drejtues të institucioneve vendore.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi, si dhe drejtues të institucioneve vendore.

Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024.

“Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Tropoja është e bekuar nga zoti, me pasuritë natyrore, me njerëz të mirë, punëtorë, t’i shfrytëzojmë këto për ta kthyer në destinacion të agroturizmit”, tha Balla.

Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë. Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe nga ana tjetër, hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë.

Ambicia është që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe prandaj do të vazhdojmë të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Tropoja është një nga bashkitë me nivele shumë të ulëta kriminaliteti gjatë 2023.

“Si ministër i Brendshëm do doja të dëgjoja shqetësimet tuaja, – tha Balla, duke shtuar se – Paketa e Sigurisë në shkolla mbetet prioritet kryesor, por edhe që në Alpet tona të bukura të mos shfaqet fenomeni i lëndëve narkotike, dhe çdo lloj paligjshmërie t’i japim përgjigjen e duhur”, shtoi ministri.

Lexo edhe :  Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Kryetari i Bashkisë u shpreh se Tropoja kaloi një periudhë të vështirë të 1997, që i kushtoi shumë, por sot është ndër qytetet më të qeta dhe të sigurta në vend./O.S

 

Të fundit

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Lajme të tjera

Web TV