Historia e dhimbshme me fund të lumtur/U zhduk për 6 vite,adoleshenti kthehet te gjyshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alex Baty u rrëmbye në vitin 2017 nga nëna dhe gjyshi i tij, adoleshenti u gjet nga një shofer në Francë

Historia e Alex Baty 17-vjeçarit britanik , i cili u zhduk në Spanjë 6 vite më parë ka një fund të lumtur. Adoleshenti u gjet këtë javë në jug të Francës dhe më pas u kthye në shtëpinë e tij në Londër i shoqëruar nga oficerët britanikë. Do të jetojë me gjyshen, e cila kishte kujdestarinë e tij para se të rrëmbehej.

Aleksi u rrëmbye në vitin 2017 gjatë pushimeve në Malaga të Spanjës nga nëna e tij dhe gjyshi, ndërsa mediat britanike shkruajnë se në atë kohë ata po kërkonin një mënyrë jetese alternative dhe nuk donin që Aleksi të shkonte në shkollë.

Mediat shkruajnë se adoleshenti gjatë 6 viteve ka bërë një jetë “nomade”. Ai u gjet rastësisht mbrëmjen e së enjtes nga një shofer teksa ecte përgjatë një rruge, në një zonë malore, pranë Toluzës.

Fabien Accidini, një student francez kujton momentet kur gjeti adoleshentin e zhdukur.

“Ai po ecte në mes të një pylli, në një vend që ishte plotësisht i humbur, 20 minuta me makinë nga fshati më i afërt dhe kjo nuk është e zakonshme, nuk ka asnjë shpjegim që dikush të ecë në atë zonë kaq vonë. Gjatë rrugës mendova të ndaloja dhe ta pyesja nëse është mirë, apo edhe thjesht ta ndihmoja, ose të paktën ta  dërgoja në një qytet sa më shpejt që të ishte e mundur.”

Ai thotë se i dha celularin e tij, në mënyrë që t’i dërgonte një mesazh gjyshes së tij në Angli.

“Është një histori e pabesueshme. Nuk e kisha menduar kurrë se do të nisesha për në punë në mesnatë dhe do të përfundoja duke marrë dikë në anë të rrugës që është rrëmbyer prej gjashtë vitesh.”

Autoritet britanike thonë se adoleshenti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është keqtrajtuar gjatë këtyre 6 viteve.

Lexo edhe :  Refuzon Fiat 500 e Françeskut, zbulohet makina që do të mbajë Papa Leoni

Rasti i zhdukjes së adoleshentit po hetohet nga drejtësia britanike ndërsa ende nuk dihet asgjë për fatin e nënës së tij./O.S

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV