Kumbaro: Eshtë shtuar kërkesa për Turizmin malor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kemi nisur përgatitjet edhe për stacionet e plazheve dhe pastrimin e tyre”

Shqipëria po kthehet në destinacion për vizitorët e huaj edhe përgjatë stinës së dimrit, sidomos për turizmin e aventurës nga veriu në jug. Sipas Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tashmë vendi ynë po futet në hartën e turizmit gjithëvjetor.

“Eshtë shtuar kërkesa për guida edhe gjatë dimrit në shtigje të ndryshme. Gjithashtu është shtuar interesi për rafting nëpër disa nga kanionet dhe lumenjtë e vendit. Tregu i Krishtlindjeve në Sarandë është risi. Boga shumë e preferuar gjatë dimrit.”

Kumbaro shprehet se kanë nisur përgatitjet për stacionet e plazhit dhe pastrimin e tyre. Pas Durrësit, Kavajës, Sarandës dhe Himarës, në 2024 harta e plazheve që do menaxhohen edhe nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të zgjerohet.

”Në 2023 shtuam Vlorën dhe Rrogozhinën, për shkak se kishin probleme me pastrimin. Në 2024 do të shtojmë edhe plazhet e bashkisë Shkodër dhe bashkisë Lezhë, duke u bërë në total 8 bashki.”

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Kumbaro nënvizon se risi vitin e ardhshëm do të jenë edhe shtigjet turistike digjitale, duke lehtësuar aksesin e vizitorëve në çdo cep të vendit./O.S

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV