Në gusht i shpëtoi atentatit/ Kush është Andrea Kalemi, që u plagos në burgun grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

51-vjecari Andrea Kalemi i njohur edhe si Adriatik Kalemi, i cili u plagos me thikë në burgun “Koridhalo” në Greqi, nga një 28-vjeçar egjiptian, nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai i ka shpëtuar një atentati më 10 gusht 2023 në ishullin Pax të Greqisë.

Dyshohet se ky atentat u bë për larje hesapesh dhe se atentatori shqiptar shkoi nga Italia për të kryer atentatin. Si pasojë e breshërisë së plumbave 52-vjeçari mbeti i plagosur rëndë. Andrea Kalemi, i afërt i Aleksandër Sadikajt, dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022. Ai u qëllua të paktën 10 herë në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortes së tij nga një person i cili kishte fytyrën të mbuluar dhe është larguar pa u vënë re nga askush.

Në vitin 2001 ai rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht të Belgjikës, më 13 prill 2001.

Në vitin 2017 ai është arrestuar në Tiranë sëbashku me 2 persona të tjerë pasi duke qenë edhe nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kundërshtuar punonjësin e policisë në detyrë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa një person i katërt që ishte me ata goditi me shufër hekuri në kokë, punonjësin e policisë E. V., i cili u dërgua në spital.

Të fundit

“Sollën Latifin t’i vërë në kokë kapelën bufit”, Rama për lobimin e PD: Luli u bë copa

Kryeministri Edi Rama ka vijuar komunikimet me qytetarët në rrjete sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Ai ka folur kontratën e...

Banka e Shqipërisë: Shqiptarët po marrin më shumë kredi dhe po kursejnë më pak

Bizneset, por dhe individët, kanë trokitur më shpesh pranë dyerve të bankave këtë fillimvit për të marrë hua. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë...

Merrnin ryshfet 10 mijë euro për të dhënë banesa sociale, GJKKO dënon 7 shtetas (lista)

Gjykata e Posaçme shpalli fajtorë dhe dënoi me 7 të pandehurit e dosjes së zyrtarëve që merrnin ryshfet për të dhënë banesa sociale në...

Zelensky kërkoi 30 ditë “paqe”, vjen reagimi zyrtar nga Kremlini

Kremlini refuzoi thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 30-ditor, pasi udhëheqësi i Ukrainës kritikoi propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për...

Sherri në zyrat e PSD tek “Ali Demi”, policia shpall në kërkim një person (EMRI)

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arjan Telhallarin, i cili dyshohet se është personi që hyri me forcë në një zyrë elektorale në...

Lajme të tjera

Web TV