Varësia nga interneti! Psikologët: Problem shumë shqetësues,po shfaqet në sjellje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varësia nga rrjetet sociale është një nga problematikat gjithnjë e më shumë në rritje në ditët e sotme, ku diskutimet për këtë çështje po ngrihen në shumë vende të botës.

Orët e qëndrimit në telefon janë shtuar dhe më tepër pas periudhës së pandemisë, ku për shkak të izolimit, koha shpenzohej online.

“Unë qëndroj 2-3 orë në ditë në telefon, në rrjetet sociale Youtube, Insta, Facebook. Unë qëndroj 10 orë. Unë qëndrojë 3-4 orë”- tha një i ri.

Pasojat e qëndrimit me orë të zgjatura në rrjetet sociale, shfaqen në komunikimin e përditshëm të të rinjve.

Është një problem shumë shqetësues jo vetëm për të rinjtë shqiptar por në mbarë botën sepse në vetvete rrjetet sociale i mbajnë individët të izoluar brenda tyre dhe jo vetëm por kanë filluar të shfaqin dhe problematika në formën e të sjellurit, të menduarit dhe ajo që është më e dukshme në formën e komunikimit”- u shpreh psikologia Arjana Muça.

Rrjetet sociale sot po përdoren dhe si një mënyrë e mirë marketingu madje janë kthyer edhe në burim të ardhurash. Problematikë konsiderohet momenti kur individi pjesën më të madhe të kohës së tij e kalon online duke lënë pas dore angazhimet e përditshmërisë.

“Në fakt ajo që vë re në auditoret e fakultetit, shumica e të rinjve janë përdorues të rrjeteve sociale, nuk bëjnë dot pa to. Në shumicën e rasteve që i pyes sa orë mund të qëndroni ju pa përdorur rrjetet sociale, pjesa më e madhe përgjigjen: unë nuk mund të rri pa telefonin tim. Kjo për mua përbën një shqetësim sepse ndikon totalisht në kohën që ata shpenzojnë në studimin e tyre. Jo vetëm aq por dhe në kohën që shpenzojnë për tu marr me vemprimtarinë e tyre,me aktivitetin e tyre të përditshëm dhe kjo pastaj sjell dhe ato pasoja që ne i themi ulja e përqëndrimit, shkëputja herë pas here nga realiteti që sjellin pikërisht rrjetet sociale”- u shpreh Muça.

Lexo edhe :  Mësuesia mision/ Arsimtari nga Erseka përshkon 2 orë në këmbë për të mësuar dy nxënës

Shqetësuese është dhe fakti që janë vet prindërit ata që po i nxisin fëmijët ndaj varësisë nga mediat sociale, duke lejuar përdorimin e telefonave që në moshë të hershme./O.S

Të fundit

Rriten tensionet, EUFOR shton ushtarët në Bosnje dhe Hercegovinë

Misioni i Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR) Althea në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH) pritet të përforcohet me 400 ushtarë...

Muaji i Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite shtron iftar

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ka shtruar një iftar. Në fjalën e tij,...

Fier/ U rrëzua nga shkallët, ndërron jetë në spital 69-vjeçari

Fier- Një 69-vjeçar ka ndërruar jetën në spital, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier- referuan materialet në Prokurori për...

Protestë në Prishtinë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Dhjetëra persona kanë protestuar në Prishtinë të shtunën në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar më shumë të drejta, barazi dhe drejtësi për gratë. Ata...

Berisha premton të kthejë taksën e sheshtë, çmimi i energjisë do ulet në 6 lekë/kw

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi disa pika të programit ekonomik me fokus biznesin. Gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se...

Lajme të tjera

Web TV