Vrau Florenc Kovaçin dhe i plagosi vëllain, kërkohet burgim i përjetshëm për Ardit Hidën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se :

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka dhënë konkluzionet përfundimtare në kuadër të procedimit penal Nr.1695 e vitit 2021, në ngarkim të të pandehurit Ardit Hida i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal në dëm të viktimave F.Kovaci dhe M.Kovaci, ngjarje e ndodhur në datë 05.11.2021 në vendin e quajtur “Sporti Vjetër” Elbasan, ku i pandehuri me dashje ka qëlluar me mjet të mprehtë në drejtim të shtetasve M. dhe F.Kovaci duke shkaktuar vdekjen e shtetasit F.Kovaci dhe të plagosë rëndë shtetasin M.Kovaci.

Në përfundim është kërkuar deklarimi fajtor i të pandehurit Ardit Hida, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” e kryer kundër dy ose më shumë personave nga të cilët për njërin ka mbetur në tentativë të parashikuar nga neni 79 gërma “dh” i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm./E.T

Të fundit

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga...

Joz Marku konfirmon lidhjen me Xhoana Toshin

Pas disa javësh me spekulime dhe thashetheme në rrjet, këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi ka vendosur t’i japë...

“Nuk e kishte fëmijën me mua”, flet shqiptari që i mori jetën gruas në Greqi

Zbardhet dëshmia e Pandeli Nakoleci, shqiptarit që masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Volos të Greqisë. 40-vjeçari i qëndron versionit se bashkëshortja e...

Bosnje: Bllokohet propozimi për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka...

I nxehti po i plak njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj të nxehtit dhe temperaturave ekstrem po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi të fundit. Shkencëtarët theksojnë se ndikimi i këtyre...

Lajme të tjera

Web TV