Takimi rajonal për kontrollin e armëve, Balla: Ballkani ka bërë hapa të mëdha drejt paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në takimin e 10-të Rajonal Koordinues, për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Ballkanin Perëndimor, u diskutua për luftën kundër dhunës dhe dënimin e saj.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se Shqipëria është e vendosur në dënimin e dhunës, ku me krenari mbështet iniciativat e sigurisë në nivel rajonal e më gjerë.

Sipas ministrit, Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të mëdha drejt paqes dhe stabilitetit në vitet e fundit, edhe pse abuzimi me armët e vogla dhe të lehta kërcënon këto përpjekje dhe rrezikon progresin e arritur me mund të madh.

Ministria e Brendshme u prezantoi Paketën e Re të Sigurisë Publike në Shkolla, duke përforcuar kufizimet brenda perimetrit të sigurisë dhe duke përfshirë rregullat për posedimin e armëve të zjarrit në afërsi të zonave shkollore.

Në takim u fol edhe për bashkëpunimet apo marrëveshjet me vendet e rajonit dhe BE-në, për luftimin e krimeve të lidhura me armët e zjarrit. Një ndër këto marrëveshje është edhe ajo me Francën, për shkëmbimin e të dhënave balistike, apo dhurimi i pajisjeve moderne nga Gjermania për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV