Tragjike! 24-vjeçarja shqiptare bie nga dritarja e çatisë, ndërron jetë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteza Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili është tronditur nga një tragjedi e papritur ku ka humbur jetën një nënë e re shqiptare.

24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte dalë nga shtëpia kur iu mbyll dera nga brenda. E shqetësuar se brenda shtëpisë ndodhej djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë dyvjeçare, vajza e shoqes, Ambra tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare xhami që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

Ambra kishte mbërritur në Itali dy vjet më parë dhe vdekja e saj la komunitetin lokal të tronditur dhe të pikëlluar./e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV