Huffpost rendit Tiranën një nga destinacionet e 2024-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas bumit turistik të këtij viti, media e njohur amerikane “HuffPost” ka nxjerrë sërish Tiranën si një nga destinacionet e 2024-ës që duhen vizituar, krahas vendeve si Zvicra, Amsterdami etj.

Faqja amerikane “HuffPost” ka renditur 27 vende të cilat do të jenë trend gjatë pushimeve të ardhshme, mes të cilave është përfshirë edhe Tirana.

Kryeqyteti shqiptar mbetet ende një destinacion që nuk është shumë i njohur për udhëtarët e huaj, megjithëse me gjasa nuk do të jetë kështu në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse një vend si Tirana mund të jetë destinacioni ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe.

“Një vend si Tirana mund të jetë një destinacion ideal për ata që kërkojnë diçka ndryshe. Shumica e  udhëtarëve ende nuk e kanë zbuluar, por fluturimet dhe infrastruktura  funksionojnë shumë mirë dhe ka më pak njerëz në krahasim me destinacionet në trend  në Evropë si Italia, Greqia apo Portugalia”, thotë Laura Lidnsay eksperte e udhëtimeve.

Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë vendin tonë një destinacion perfekt për stinën e verës.

Jo vetëm natyra, por qytetet historike ja vlen që të eksplorohen nga udhëtarët. Gjatë kulmit të sezonit turistik ka një mori aktivitetesh përfshirë ngjarje të shumta muzikore për të rinjtë. /  S.M

Të fundit

Pasuria private nën shënjestrën e drejtësisë penale

Nga Ylli Manjani Ngatërrimi i drejtësisë penale me marrëdhëniet juridiko-civile të pronës përbën një ndërhyrje të rrezikshme në të drejtën...

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Lajme të tjera

Web TV